Jeta në Zvicër
Sa janë të ardhurat në familjet zvicerane?
Në vitin 2015 shpenzimet e detyrueshme u rritën në 2,990 franga ose 30 përqind të të ardhurave bruto, me tatime që përbëjnë pjesën më të madhe të asaj, në 12 përqind
Familjet në Zvicër kanë të ardhura rreth 7 mijë franga në muaj të disponueshme, sipas një raporti të ri nga Zyra e Statistikave Zvicerane, ndonëse 61 përqind e shtëpive kanë më pak se kaq, përcjell albinfo.ch.
Shifrat vijnë nga një studim mbi buxhetet e familjeve në vitin 2015, shkruan “The Local”.
Më 2015 të ardhurat e disponueshme të një familjeje mesatare në Zvicër ishin 6,957 franga në muaj, kundrejt një mesatare të të ardhurave bruto prej 9,946 franga.
Të ardhurat e disponueshme llogariten, duke zbritur shpenzimet e detyrueshme, duke përfshirë taksat, sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe pensionet nga të ardhurat bruto, që përfshin pagat dhe shpërblimet, plus të ardhurat nga prona, kursimet dhe investimet.
Në vitin 2015 shpenzimet e detyrueshme u rritën në 2,990 franga ose 30 përqind të të ardhurave bruto, me tatime që përbëjnë pjesën më të madhe të asaj, në 12 përqind, përcjell albinfo.ch.
Shumica e të ardhurave të disponueshme të një familje shkon drejt pagesës për mallra dhe shërbime duke përfshirë qiranë dhe fatura. Ushqimi, kostot e transportit dhe aktivitetet e kohës së lirë janë gjithashtu kosto të rëndësishme, me një familje që shpenzon mesatarisht 557 franga në muaj për aktivitetet e kohës së lirë dhe kulturore.
Megjithatë, Zyra e Statistikave theksoi se jo çdo familje pasqyron këto shifra.
Rreth 61 për qind e familjeve zvicerane kanë më pak të ardhura të disponueshme sesa mesatarja, dhe ata me të ardhura bruto prej nën 5.000 franga nuk mund të kursejnë aspak.
Përkundër faktit se të ardhurat mesatare të disponueshme në Zvicër janë më të larta se mesatarja e OECD-së, sipas Index-it më të mirë të jetës, jo të gjithë e gjejnë të lehtë të jetojnë në një vend me një kosto të lartë të jetesës.
Zyra e Statistikave gjithashtu bëri të ditur se 21 për qind e familjeve zvicerane nuk kanë mjete financiare për të përballuar një shpenzim të papritur dhe shtatë për qind janë të prekur nga ‘varfëria e vazhdueshme’.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Linja ajrore SWISS do të shtojë 74 fluturime të reja evropiane këtë verë Pavarësisht anulimeve të disa fluturimeve, linja ajrore kombëtare e Zvicrës, SWISS, do të operojë fluturime shtesë... -
Policia zvicerane apelon për kujdes nga orteqet -
SHBA-të pritet të vendosin tarifa 100% për disa ilaçe -
Çmimet e gazit rriten në Evropë, por furnizimi është i siguruar -
Tre të katërtat e zviceranëve përdorin inteligjencën artificiale në jetën e përditshme












