Turizëm
Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve në Evropë
Mediat e huaja vazhdimisht shkruajnë për Shqipërinë dhe bukuritë e saj, si dhe tashmë që është shndërruar një nga vendet e preferuara për t’i kaluar pushimet në Evropë, përcjell albinfo.ch.
Media e fundit që shkruan është e përditshmja angleze “Telegraph”. Shqipëria mbetet një destinacion i pazbuluar për anglezët, edhe pse ka 427 kilometra bregdet.
Deti Jon dhe ai Adriatik janë një pasuri e rrallë, që takohen në Gjirin e Vlorës.
Derisa përmend bukuritë e plazheve shqiptare, e përditshmja angleze thotë se ajo që ndoshta ka penguar britanike të vërshojnë drejt tyre, është aksesi. Shqipëria është një prej të vetmeve që ka mbetur imune ndaj fluturimeve ‘low cost’.
Shqipëria ka një aeroport funksional, derisa edhe një pritet të ndërtohet në Kukës.
Një tjetër problem sipas medias britanike janë akomodimet. Mungesa e resorteve luksoze dhe blloqet e larta të betonit mund të mos i përmbushin pritshmeritë e britanikëve. Pavarësisht kësaj, vijon “Telegraph”, Shqipëria është një vend intrigues që duhet vizituar. Me pasuritë e saj arkeologjike, ajo mund të rivalizojë edhe Italinë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të bëjë Zvicra tani që pensionistët janë më të shumtë në numër se të rinjtë? Për herë të parë, banorët e Zvicrës mbi moshën 65 vjeç janë më të shumtë se... -
Linja ajrore SWISS do të shtojë 74 fluturime të reja evropiane këtë verë -
Policia zvicerane apelon për kujdes nga orteqet -
SHBA-të pritet të vendosin tarifa 100% për disa ilaçe -
Çmimet e gazit rriten në Evropë, por furnizimi është i siguruar











