Tematike
Përgatitjet për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë
LAPSH-I, në bashkërendim me shoqatat e ndryshme në Zvicër, ka unifikuar agjendën e aktiviteteve që do të zhvillohen në manifestimin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Zvicër. Të dielën në Spreitnebach të Cyrihut ishin mbledhur anëtarë të Këshillit organizativ të LAPSH-it “Naim Frashëri” në Zvicër, këtë herë jo për të folur për mësimin plotësues në gjuhën shqipe, por për t’u mobilizuar rreth organizimit të manifestimit qendror të 100-vjetorit të shtetit shqiptar.Riza Demaj në këtë takim ka njoftuar Këshillin organizativ dhe anëtarët e shoqatave për pjesën teknike të organizimit të kësaj ngjarjeje të rëndësishme për shqiptarët.
Pastaj Vaxhid Sejdiu ka dhënë infromacione mbi ecurinë e organizimit të manifestimit qendror.
Shqiptarët në Zvicër do ta shënojnë 100-vjetorin e shtetit shqiptar në Suhr të Argaus, në një sallë moderne me kapacitet prej 800 ulëseve. Sipas organizatorëve manifestimi është paraparë të fillojë në orën 14.00.
Për ta bërë 100-vjetorin festë të të gjithë shqiptarëve, LAPSH-i ka vendosur kontakte me studiues nga Shqipëria dhe Kosova, si akademik Kristaq Priftit dhe dr. Zymer Neziri, dhe i ka ftuar ata që të bëhen pjesë e këtij përvjetori me studimet e botimet e tyre, po ashtu mbetet të kontaktohen albanologë dhe studies të tjerë shkencorë nga trojet shqiptare, si nga Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe Çamëria.
Të ftuar do të jenë edhe mysafirë nga institucionet e Kosovës, si përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe të Diasporës së Kosovës, si dhe përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës në Zvicër.Sivjet do ketë festime të posaçme për këtë jubile edhe sa i përket pjesës artistike. Nderime të posaçme shtetit shqiptar në këtë 100- vjetor do t’i bëjnë nxënësit e shkollës shqipe me këngë, valle dhe recitime, etj.
Ecuria e programit do të definohet në provën gjenerale kah fundi i shtatorit.
Edhe shoqatat e tjera kulturore, sportive dhe fetare, të cilat i bashkëngjiten manifestimit qendror, festojnë së bashku në këtë kremtim jubilar. Deri tani e kanë paraqitur pjesëmarrjen rreth 20 shoqata, të cilët do të jenë me automatizëm edhe anëtarë nderi të Këshillit organizativ. Për realizimin e këtij projekti rol të rëndësishëm kanë edhe sponsored, të cilët do të ndihmojnë materialisht manifestimin, u tha në këtë takim të Këshillit organizativ.Nga ana tjetër, të gjithë përfaqësuesit e shoqatave të mbledhur në këtë takim u pajtuan me iniciativën e LAPSH-it dhe shprehën mbështetje për këtë manifestim qendror me një ngjyrë kombëtare dhe kërkuan që programi të bëhet vetëm me fëmijët e shkollave. Po ashtu ata kërkuan që ftesat t`iu dërgohen mundësisht të gjithëve dhe me shpresë që këtë ditë të jemi të gjithë bashkë pa dallime.
Përveç kësaj u dhanë edhe propozime, të cilat do të shqyrtohen nga ana e Këshillit organizativ që kremtimet për 100-vjetorin e shtetit shqiptar të kenë një karakter mbarëkombëtar, duke bërë bashkë të gjithë mërgimtarët me një vend në Zvicër Por, meqë në këtë manifestim nuk mund të përfshihen të gjithë, atëherë është propozuar një organizim i mundshëm për shoqëritë kulturo-artistike ose një minifestival, po ashtu edhe një turnir në futboll.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi













