Turizëm
“National Geographic”: Vizitoni Shqipërinë më 2018
Revista ka publikuar listën e udhëtimeve më të mira që duhen ndjekur në vitin 2018. Mes 21 vendeve të përzgjedhura për aventurën, rrugëtimin, ushqimin dhe jetën, revista ka përzgjedhur edhe Shqipërinë
Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të shkruajnë për Shqipërinë, bukuritë e saj, dhe rekomandojnë për ta vizituar. Kështu ka shkruar edhe një nga revistat më të njohura në botë të udhëtimeve “National Geographic”.
Revista ka publikuar listën e udhëtimeve më të mira që duhen ndjekur në vitin 2018. Mes 21 vendeve të përzgjedhura për aventurën, rrugëtimin, ushqimin dhe jetën, revista ka përzgjedhur edhe Shqipërinë, përcjell albinfo.ch.
“Kanale të lashta të mbytura, anije të prishura dhe shpella të vizituara shumë rrallë janë një nga pak thesaret relativisht të paprekura që presin zhytësin në Shqipëri. Dekada izolimi nën liderin komunist Enver Hoxha limituan zhvillimin dhe padashje ruajtën trashëgiminë kulturore nënujore, veçanërisht pranë bregut jugor”, shkruan artikulli.
Revista jep edhe një kuriozitet në lidhje me temën, duke treguar se Enver Hoxha kishte ndaluar zhytjen nënujore në mënyrë që të parandalonte shqiptarët të arratiseshin.
Në këtë listë janë edhe Harar në Etiopi; Provinca Jujuy në Argjentinë; Tbilis në Gjeorgji; Sidnei në Australi; Oaxaca në Meksikë; Viena në Austri; Bregu verior i Oahu në Havai; Malmo në Suedi; shtegu jordan; Dublini në Irlandë; Madagaskari; Santiago në Kili; Phnom Penh në Kamboxhia; Cleveland në Ohio; Tetouan në Marok; Parku Kombëtar Seoraksan në Korenë e Jugut; San Antonio në Texas; Labrador në Kanada; Friesland në Holandë dhe Parku Kombëtar Ruaha në Tanzani.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse