Jeta në Zvicër
Bëhuni gati për të skijuar në Zvicër
Vitin e kaluar, Zvicra përjetoi dhjetorin më të thatë për 150 vjet
Vendpushimet në Zvicër pritet të pushtohen nga vizitorët, pasi këtë fundjavë temperatura do të bien nën zero, shkruan ‘The Local’.
Temperaturat në viset malore në mbi 1500 metra do të jenë -9 gradë Celsius, ka njoftuar “Meteo Suisse”, përcjell albinfo.ch.
Të shtunën shumë zona të Zvicrës do të përjetojnë një ‘ditë akulli’, që do të thotë se temperaturat nuk do të jenë plus. I ftohti do të mbretërojë edhe në disa vende me fusha në Zvicër.
Trashësia e borës në disa vende do të jetë deri në 50 centimetra.
Ky lajm është i mirë për vendpushimet e skive në Zvicër, që shpresojnë të shmangin përsëritjen e dy viteve të fundit, kur nuk ka pasur rënie të konsiderueshme të borës para janarit.
Vitin e kaluar, Zvicra përjetoi dhjetorin më të thatë për 150 vjet.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët Një funksion i ri në makinat e biletave të hekurudhave zvicerane (SBB), i prezantuar në shtator... -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it -
Çfarë do të bëjë Zvicra tani që pensionistët janë më të shumtë në numër se të rinjtë?













