Shkurt.ch
Shiu dhe bora rëndojnë trafikun në rrugët e Zvicrës
Mot i lig, me borë në vise të larta dhe me shi në ultësira ka mbajtur gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon edhe sot, në shumicën e regjioneve të vendit. Të reshurat dhe temperaturat e ulëta rrezikojnë që rrugët të mbulohen nga akulli, ndërsa ekziston po ashtu rreziku, që në regjione të caktuara, të ketë vërshime.
Një mot i tillë ka bllokuar komunikacionin në disa pika dhe ka shkaktuar aksidente të shumta. Në kantonin e Tesinës, reshjet e mëdha të borës kanë ndërprerë përkohësisht qarkullimin e kamionëve, si në Gothard ashtu dhe në San Bernardino.
Në aeroportin e Luganos, ndërkaq, janë anuluar gjashtë fluturimet e parat ë mëngjesit të sotëm.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune













