Shkurt.ch
Shpëtohen 75 udhëtarë të ngujuar në teleferik
75 udhëtarë ishin ngujuar dje në teleferikët e një linje në vendpushimin Diavolezza në kantonin Graubünden. Është dashur të angazhoheshin helikopterët për t`i shpëtuar ata nga gjendja e rëndë ku ndodheshin.
Teleferiku qe bllokuar rreth mesditës së djeshme si pasojë e një defekti teknik, pak para se të mbërrinte në stacionin e radhës.
Katër helikopterë të Rega-s është dashur të angazhohen për të ndihmuar pesë shpëtimtarë nga Schweizer Alpen-Clubs, në evakuimin e udhëtarëve. Operacioni ka zgjatur më shumë se dy orë ndërsa nuk ka pësuar lëndime askush.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja e lënduar rëndë nga stuhia në Cyrih vazhdon të luftojë për jetën Në gjendje kritike, 16-vjeçarja e lënduar nga stuhia në Cyrih lufton për jetën... -
Stuhitë goditën dje Zvicrën, mbi 6.800 vetëtima -
Shpërthime të fuqishme tronditin Cyrihun, digjet depoja e fishekzjarrëve -
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas












