Tre shqiptarë, kandidatë për Parlamentin e Thurgaut
Për Parlamentin e Kantonit Thurgau kandidojnë: Alban Imeri dhe Besim Kauz për BDP-në ndërsa Arian Bilali për SP-PS
Sot në kantonin Thurgau po zhvillohen votimet për Parlamentin e Kantonit. Për 130 vendet e parlamentit përmes 49 listave kandidojnë 914 veta gjegjësisht 638 meshkuj dhe 238 femra. Risi në zgjedhjet e sivjteme është se ato bëhen në nëntë qarqe në vend se tetë sa kanë qenë deri më tash.
Në zgjedhjet për deputet në Parlamentin e këtij kantoni bëjnë gara edhe tre shqiptarë. Për Partinë BDP kandidojnë dy veta: Alban Imeri nga Kumanova, student i matematikës në Universitetin ETH të Cyrihut, dhe Besim Kauz, 44 vjeçar nga Tetova. Ndërsa për SP-PS kandidon nxënësi 17 vjeçar Arian Bilali, me prejardhje nga Gostivari.
E veçanta e kandidatëve shqiptarë është se dy nga tre kandidatët i takojnë një partie të re, BDP-së, e cila ka dalë nga ndarja me SVP-UDC-në. Ndërkaq kandidatët e deritashëm për parlamentet e ndryshme kantonale në Zvicër (dhe tre fituesit e vetëm të deritashëm) janë të partisë SP-PS.
SVP-UDC është partia numër një në këtë kanton që i lë shumë mbrapa partitë tjera. Mirëpo mendohet se trendi i kohëve të fundit i rënies së kësaj partie mund të reflektohet edhe në Thurgau. Për më tepër, në aferën rreth kryetarit të Bankës Nacionale të Zvicrës Philipp Hildebrand, rolin e ndërmjetësuesit e ka luajtur deputeti i këtij parlamenti kantonal, Hermann Lei.
E-Diaspora
-
Mësuesi nga Zvicra, Vaxhid Sejdiu, nderohet me “Shqiponjën e Artë” në Samitin e Diasporës në Tiranë Mësuesi i shkollës shqipe në Zvicër, Vaxhid Sejdiu, është vlerësuar me çmimin “Shqiponja e Artë” në... -
Vritet një shqiptar në Suedi -
Konjufca i kërkon Shqipërisë ta bashkëorganizojnë me Kosovën Samitin e Diasporës -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Rama në Samitin e Diasporës: Shqipëria nuk kërkon më ndihmë, por partneritet nga diaspora
Jeta në Zvicër
-
Zvicra jep me shumë kujdes vizat humanitare për të ikur nga Gaza Zvicra po vazhdon të lëshojë vizat humanitare në mënyrë të kufizuar për personat që kërkojnë të... -
BE shtrëngon rregullat për importin e çelikut, preket edhe Zvicra -
Sistemi i sigurimeve ka ndikim të kufizuar në rritjen e kostove shëndetësore -
Gjeneva vendos “frena” për Airbnb: Masa të reja për të mbrojtur banesat -
Pse qeveria zvicerane nuk po ndërhyn për çmimet e larta të karburantit?












