Sport

Bazeli shuan ëndrrat e Winterthurit për finale

Në një stadium të mbushur përplot të Winterthurit (8500 shikues), kampioni zviceran FC Basel ka mundur në gjysmëfinalen e Kupës së Zvicrës, me rezultat 2.1 skuadrën nikoqire Fc Winterthur, e cila bën gara në ligën e dytë (challenge ligue) të Zvicrës.

Golin e parë për mysafirët e ka shënuar Streller në minutën e 38, ndërsa të dytin, Alex Frei, në minutën e 89 (me pasimin e Shaqirit). Në përmbyllje, një gol nderi për nikoqirët e ka shënuar Christian Kuzmanovic në minutën 93 nga penalltia.

Në ndeshjen e sotme Shaqiri është inkuadruar në minutën e 81-të ndërsa Xhaka në të 71-tën.

Me fitore e realizuar FC Basel ka siguruar pjesëmarrjen në finalen e kupës, kundër FC Luzernit  që do të luhet më 16 maj.