Kosova
16 mijë kosovarë hoqën dorë nga nënshtetësia për tri vjet
Nga mbi 16 mijë kosovarë që hoqën dorë nga shtetësia, gjatë tre vjetëve të fundit mbi 14 mijë morën shtetësinë gjermane
Gjatë vitit 2015 më shumë se 5500 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia, 5871 në vitin 2016, si dhe 4999 gjatë këtij viti.
Nga mbi 16 mijë kosovarë që hoqën dorë nga shtetësia, gjatë tre vjetëve të fundit mbi 14 mijë morën shtetësinë gjermane, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Në vitin 2015, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), kanë zgjedhur shtetësinë e huaj 5540 kosovarë, duke u deklaruar kështu jokosovarë, kurse në vitin 2016 ky numër ka arritur në 5871 dhe në vitin 2017 vetëm brenda periudhës janar-tetor 4999 veta janë regjistruar se kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare, përcjell albinfo.ch.
Kërkesat për heqje dorë nga shtetësia vijnë kryesisht nga Gjermania. Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se 14110 kosovarë në tre vjetët e fundit kanë aplikuar për lirim nga shtetësia e Kosovës, duke u deklaruar për shtetësinë gjermane.
Pas Gjermanisë, kërkesa për heqje dore nga shtetësia e Kosovës me lirim janë kosovarët, që duan të bëhen shtetas austriakë. 1469 veta janë deklaruar për shtetësinë austriake dhe jo atë kosovare.
Ndërsa 260 veta kanë zgjedhur pasaportë norvegjeze në vend të asaj të Kosovës, si dhe kosovarë që jetojnë në vende të tjera janë 571 veta, që po ashtu janë deklaruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













