Kosova
Visar Ymeri nuk merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm
Ai është shprehur se është në interes të partisë që problemi të zgjidhet në grupe më të vogla e në kryesi, në mënyrë që aktivistët e anëtarët të mos i ekspozohen bisedave të tilla siç ka thënë ai "aspak të këndshme e as dobiprurëse"
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri përmes rrjetit social Facebook ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, që u thirr pas zhvillimeve të fundit që ndodhen ne VV, transmeton albinfo.ch.
“Me keqardhje ju njoftoj se nuk do të marr pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm. Kjo mbledhje, edhe pse proceduralisht dhe në aspektin e statutit, nuk ka asnjë shkelje, po ndodh në një moment jashtëzakonisht të ndjeshëm për organizatën tonë. Ka më shumë se një vit që kur ballafaqohemi me disa probleme të brendshme të cilat tash së fundi, fatkeqësisht, janë bërë edhe publike e mediatike”, ka thënë Ymeri.
Ai është shprehur se është në interes të partisë që problemi të zgjidhet në grupe më të vogla e në kryesi, në mënyrë që aktivistët e anëtarët të mos i ekspozohen bisedave të tilla siç ka thënë ai “aspak të këndshme e as dobiprurëse”.
“Kam menduar që sa më shumë që të përhapet ky problem, aq më vështirë do të zgjidhet, e aq më shumë do të pësojë dëme Lëvizja VETËVENDOSJE! e uniteti në të. Prandaj edhe këtë mbledhje e shoh të ngutshme në këtë aspekt. Mbajtjen e mbledhjes në këtë situatë të tendosur, me delegatët jo të informuar mirë, ose të gjysmë informuar, e shpesh herë të keqinformuar, nuk e shoh si mënyrë për ta zgjidhur problemin. Uroj që të mos e thellojë atë”, ka shkruar Ymeri.
Ai ka thënë se kjo nguti mund t’i sjellë vetëm dëme të pariparueshme VV-së.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












