Jeta në Zvicër
Diplomojnë në Zvicër dhe largohen
Një nga pesë studentë në nivelet e larta të Universiteteve zvicerane janë të huaj. Pas diplomimit, gati 40 % largohen përsëri nga Zvicra, sipas një raporti të ri nga Zyra Federale e Statistikave, shkruan ‘swissinfo.ch’.
Rreth 19 e të gjithë studentëve janë emigrantë, sipas raportit, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, për studentët e nivelit master dhe të doktoraturës të shkencave të aplikuara ose arteve, kjo shkon edhe më tej, në 22 %, përkatësisht 52 %.
Gjithashtu më shumë studentë ka në shkencat natyrore dhe teknike, sesa në shkencat shoqërore ose arsimore.
Sipas raportit, 65 % prej tyre e kanë prejardhje nga një vend evropian, ndërsa 17 % janë nga jashtë Evropës.
Pas diplomimit, raporti gjen se studentët e huaj dhe lokalë ndjekin rrugë të ndryshme në tregun e punës.
Studentët e huaj sipas raportit, edhe pse kanë më pak gjasa për të punuar në sektorin publik, kanë më shumë gjasa për të zënë pozita drejtuese. Ata gjithashtu janë të pranishëm në bizneset e mëdha.
Sipas raportit, një vit pas diplomimit, 36 % e studentëve të huaj, largohen nga Zvicra. Ata me diploma të shkencave ekonomike janë të mbi-përfaqësuar në këtë rast, derisa studentët teknikë ose të mjekësisë nuk emigrojnë më shumë se kolegët e tyre zviceranë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












