Shkurt.ch
Brenda 4 muajve shuhen 269 biznese në Kosovë
Shuarja e bizneseve në Kosovë duhet të jetë sinjal alarmues për institucionet kosovare, thonë njohës të çështjeve ekonomike
Sipas tyre, me shuarjen e bizneseve, po shuhen shumë vende të punës, çka rrjedhimisht ndikon edhe në rritjen e shkallës së varfërisë në vend.
Haki Shatri, ekspert i çështjeve ekonomike, thotë se dukuria e falimentimit të bizneseve në Kosovë është shkaktuar nga ambienti i pafavorshëm biznesor, mungesa e kapitalit qarkullues dhe problemet që janë paraqitur në ngrirjen e fondeve publike, raporton ReL.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, konfirmojnë se që nga fillimi i këtij viti deri më tani, në Kosovë janë regjistruar 3,385 biznese, dhe prej tyre janë shuar 269.
Zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Arta Istrefi tha se sipas agjencisë për regjistrimin e bizneseve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, nga 1 janari i këtij viti, deri më 24 mars, janë regjistruar 3,385 biznese, ndërsa janë shuar 269 prej tyre.
Për të eliminuar këtë dukuri të shuarjes së bizneseve, Istrefi bën të ditur se në Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë reformat të shumta.
Ajo thotë se është eliminuar leja e punës, është reduktuar numri i dokumenteve për eksport – import, që janë nevojitur deri në 8 dokumente, ndërsa tani nevojiten vetëm dy dokumente.
Po ashtu, njëra nga lehtësirat që iu është bërë bizneseve, thekson Istrefi, ka të bëjë edhe me regjistrimin e bizneseve, i cili tani bëhet pa pagesë.
Falimentimi i bizneseve ka pasoja të mëdha në ekonominë e Kosovës, thotë Haki Shatri. Për këtë, sipas tij, duhet të merren masa konkrete.
Falimentimi i një firme, përveç tjerash, siç thotë Shatri, rritë papunësinë në Kosovë.
Ndryshe, ekspertët e ekonomisë thonë se edhe kamatat e larta mund të vlerësohen që janë njëra ndër barrierat që çojnë në vështirësi të mëdha, dhe të cilat mund të jenë si faktorë kontribuues në falimentimin apo krijimin e vështirësive të shumë ndërmarrjeve, qofshin ato të mesme, të vogla apo edhe të mëdha.
E-Diaspora
-
Nëse Kosova do të ndante çmimin për biznesmenin më kreativ të ri të diasporës për vitin 2026, ai do t’i takonte Leo Isenit Ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë... -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Nëse Kosova do të ndante çmimin për biznesmenin më kreativ të ri të diasporës për vitin 2026, ai do t’i takonte Leo Isenit Ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë... -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane -
16-vjeçarja e lënduar rëndë nga stuhia në Cyrih vazhdon të luftojë për jetën -
Stuhitë goditën dje Zvicrën, mbi 6.800 vetëtima










