Më shumë të papunë në Eurozonë
Shifrat flasin për një përqindje më të lartë të njerëzve të papunë në Spanjë, me më shumë se 24 për qind
Statistikat e reja tregojnë se papunësia në Eurozonë është rritur në afro 11 për qind. Çkla do të thotë se është niveli më i lartë i papunësisë prejse ka filluar përdorimi i monedhës euro në vitin 1999.
Të dhënat e zyrës evropiane EUROSTAT tregojnë se shkalla e papunësisë në zonën e euros ka qenë 10.9 për qind në muajin mars – më lart se 10.8 për qind në shkurt dhe 9.9 për qind një vit më parë.
Analistët thonë se shifrat e papunësisë reflektojnë rënien e ekonomive në Eurozonë, në kohën kur qeveritë po ndërmarrin masa të ashpra shtrënguese në përgjigje të borxheve në rritje.
Shifrat tregojnë se Spanja ka përqindjen më të lartë të njerëzve të papunë – me më shumë se 24 për qind .
Agjencia gjermane e punës ka thënë se papunësia në Gjermani ka rënë në 7.0 për qind në muajin prill.
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar Nëse po planifikoni pushime dimërore në Zvicër, disa stacione skish janë të sigurta për borë, falë... -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër











