Jeta në Zvicër
Erërat e forta godasin Zvicrën
Stuhia Burglind ka goditur Zvicrën të mërkurën, raportojnë mediat vendore. Erërat e forta nga 90 deri në 130 kilometra në orë kanë goditur Zvicrën në orët e para të mëngjesit, derisa më vonë, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 150 kilometra në orë, thonë meteorologët, shkruan albinfo.ch.
Ajo ka arritur shpejtësinë prej 130 kilometrash në ultësira ndërsa në majat e maleve është shënuar edhe shpejtësia prej 195 kilometrash në orë, në majen Pilatus, afër Lucernit, që përbën rekord që nga viti 1981 kur kanë filluar matjet
Në kantonin e Bernës dhe në atë të Lucernit, stuhia ka rrëzuar trungje pemësh me çfarë janë shkaktuar edhe çrregullime në trafikun hekurudhor dhe atë rrugor.
Veç kësaj, në Kantonin e Bernës 14.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa në Liqenin e Thunit, në po këtë kanton, nuk ka lëvizje anijesh.
Në shumicën e vendeve, stuhia po sjellë shi të madh, dhe në disa vende edhe breshër.
Shoferët gjithashtu duhet të jenë të kujdesshëm, pasi rrugët nuk janë në gjendjen më të mirë dhe shikimi është i kufizuar.
Por, probleme pritet të ketë edhe me linjat hekurudhore, ku disa janë mbyllur.
Gjithashtu edhe aeroplanët po e kanë vështirë të aterojnë. Policia ka këshilluar që të ketë më shumë kujdes dhe për të shmangur ecjet në zonat e pyllëzuara për shkak të rrezikut të rënies së drurëve.
Stuhia pritet të dobësohet pasdite.
https://www.youtube.com/watch?v=lkKYMq021WY
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih













