Kosova
Mbi 85% e votuesve me postë në diasporë kanë marrë fletëvotimet
Mbi 90 mijë nga rreth 105 mijë votues të regjistruar kanë pranuar tashmë pakot me fletëvotim vetëm pak ditë pas nisjes së procesit
Procesi i votimit me postë për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit po zhvillohet me ritëm të shpejtë. Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, mbi 90 mijë nga rreth 105 mijë votues të regjistruar kanë pranuar tashmë pakot me fletëvotim vetëm pak ditë pas nisjes së procesit.
Votimi me postë ka filluar më 21 maj dhe do të zgjasë deri më 6 qershor. KQZ njofton se secili votues ka pranuar një pako që përmban fletëvotimin, udhëzuesin për votim, zarfin e fshehtësisë dhe zarfin kthyes për dërgimin e votës.
Institucioni zgjedhor u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që, pas plotësimit të fletëvotimit, ta dërgojnë atë në kohë, në mënyrë që zarfi të arrijë në kutinë postare të përcaktuar jo më vonë se 6 qershori.
Sipas statistikave zyrtare, në këtë proces zgjedhor janë regjistruar 132,212 votues jashtë Kosovës. Prej tyre, 100,970 do të votojnë duke e dërguar fletëvotimin në kuti postare jashtë vendit, 3,518 në kuti postare brenda Kosovës, ndërsa 27,724 do të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike.
Lista e përgjithshme votuese për zgjedhjet përfshin 2,092,174 qytetarë me të drejtë vote, ose rreth 15 mijë më shumë krahasuar me zgjedhjet parlamentare të mbajtura në fund të vitit 2025.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s












