Shkurt.ch
Votime në Francë: Sarkozy ose Hollande?
Pjesëmarrja vlerësohet të jetë më e lartë se në raundin e parë të 22 prillit, por më e vogël se pjesëmarrja rekorde në vitin 2007
Qendrat e votimit janë hapur që prej mëngjesit të së dielës në të gjithë Francën, ndërsa 44,5 milionë banorë me të drejtë vote do të përzgjedhin presidentin e tyre të ardhshëm, në balotazhin midis Sarkozy dhe Hollande. Në zgjedhjet presidenciale që zhvillohen me dy raunde, socialisti Hollande është përpara në sondazhe, por mbetet ende një shans i vogël për presidentin aktual, duke parë numrin e madh të të pavendosurve.Në raundin e parë, Hollande fitoi 28,6% të votave, ndjekur nga 26,2% të Sarkozy.Rritja e papunësisë dhe kriza e euros janë temat që kanë dominuar fushatën zgjedhore. Sarkozy pretendon se shmangu recesionin dhe se ka qenë në gjendje tëpër fatet e kontinentit.Rivali i tij përgjigjet duke argumentuar se vendi është në krizë të thellë dhe ka nevojë për ndryshim të menjëhershëm.Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në 18:00, por në qytetet e mëdha orari i mbylljes është fiksuar 20:00. Nëse fiton, Holland do të bëhej presidenti i parë socialist i Francës që nga viti 1995, kur Fransua Miternad ka lënë zyrën.
E-Diaspora
-
Nëse Kosova do të ndante çmimin për biznesmenin më kreativ të ri të diasporës për vitin 2026, ai do t’i takonte Leo Isenit Ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë... -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Nëse Kosova do të ndante çmimin për biznesmenin më kreativ të ri të diasporës për vitin 2026, ai do t’i takonte Leo Isenit Ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë... -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane -
16-vjeçarja e lënduar rëndë nga stuhia në Cyrih vazhdon të luftojë për jetën -
Stuhitë goditën dje Zvicrën, mbi 6.800 vetëtima














