Luani, njeriu i guximit, sakrificës dhe vizionit
“Luani përbën zingjirin e dëshmorëve që po na mbajnë mbi shpatulla siç e mban themeli shtëpinë”, ka thënë kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj
Shënimi i 15 vjetorit të rënies së Luan Haradainajt, i shpallur Hero i Kosovës, ka mbledhur në Schlieren të Cyrihut një masë të madhe bashkatdhetarësh.Një numër personalitetesh nga institucionet kosovare, gjegjësisht deputetët si Donika Kada-Bujupi, Zenun Pajaziti, kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj dhe veprimtari i njohur Ali Lajçi, kishin ardhur po ashtu për të nderuar Haradinajn. Nuk kanë munguar as ambasadorët shqiptarë të tre shteteve; Mehmet Elezi, i Shqipërisë, Naim Malaj i Kosovës dhe Ramadan Nazifi, i Maqedonisë.
© albinfo.ch – Deputetja Donika Kada-Bujupi
Deputetja Donika Kada-Bujupi duke ngritur lartë figurën e Luan Haradinajt në fjalën e saj ka thënë se “sot po përkujtojmë bashkë me pietet të madh njeriun që ngërthente në vete sakrificën, guximin dhe vizionin për ardhmërinë.”
Ndërsa kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, pasi ka falënderuar Zvicrën që siç tha ai “na dha strehë dhe mundësi ta duam vendin tonë”, ka thënë se “Luani e përbën atë zingjirin e dëshmorëve që janë duke na mbajtur mbi shpatulla siç e mban themeli shtëpinë. Ai është emër prej të cilit ne marrim identitetin tonë kombëtar”.
© albinfo.ch – Kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj
Në fjalën e tij, ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Mehmet Elezi, ka çmuar lartë sakrificën e Luan Haradinajt dhe të gjithë familjes Haradinaj. Por, ai ka ërkuar më shumë punë nga shqiptarët për të sendërtuar idealet e Luanit dhe të dëshmorëve të tjerë.
Ndërsa ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, Naim Malaj ka thënë se gjaku i Luan Haradinajt dhe i të gjithë dëshmorëve tjerë është më meritori për lirinë që ne po e gëzojmë sot. Sipas tij, Luan Haradinaj është njëra ndër figurat më emblematike të kombit shqiptar.
Ambasadori i Maqedonisë në Zvicër, Ramadan Nazifi pasi ka vlerësuar figurën e Luanit dhe të familjes Haradinaj ka shprehur besimin se drejtësia do të fitojë dhe Ramush Haradinaj do të lirohet nga burgu i duke nderuar shembëlltyrën e Luan Haradinajt, ka çmuar lart edhe kontributin e mërgatës shqiptare në botë për të gjitha proceset e zhvilluara në Kosovë. Ajo, sipas tij, vazhdon të jetë në krye të misionit për realizimin e aspiratave kombëtare.
Konsulli i Kosovës në Cyrih, Sali Sefa duke iu drejtuar të pranishmëve veç tjerash ka thënë: “Dëshmorët janë sot gjallë kudo në mesin e shqiptarëve pasi të tillë i ka bërë vepra e tyre e pavdekshme”.
Ndërsa Lan Avdiu në emrin e Këshillit Organizativ ka shprehur dëshirën dhe besimin që sa më shpejtë të kthehet i lirë në Kosovë Ramush Haradinaj.
Në një fjalim emocionues, në emër të familjeve të dëshmorëve, Agim Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka shfaqur shqetësimin e kësaj kategorie me rrjedhën që po marrin proceset në Kosovë. Ai është shprehur kundër politikanëve që kanë ngritur pasuri në emrin e gjakut të dëshmorëve si dhe kundër lëshimeve që po këta politikanë, sipas tij, po bëjnë në raport me statusin e shtetit të Kosovës.
Një program i pasur artistik është shfaqur në vazhdim të tubimit, ku me këngë kushtuar dëshmorëve janë paraqitur këngëtarët e njohur si Arif Vladi, Niman Mushkolaj e Mentor Mushkolaj. Po ashtu ansambli “Vatra” dhe “Drita” janë paraqitur me një numër vallesh folklorike.
© albinfo.ch- Shfaqje e ansambleve “Vatra” dhe “Drita”
E-Diaspora
-
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë Autorja shqiptare do të prezantojë librin e saj të tretë në librarinë Orell Füssli më 23... -
Hoxha takon deputetin shqiptar në Suedi, Arbër Gashi -
Samiti i Diasporës: Begaj nderon figurat shqiptare, Lorik Cana merr “Urdhrin e Skënderbeut” -
Diaspora hap kapitull të ri bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030” -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Fribourgu prezanton plan veprimi për mbështetjen e sektorit të qumështit Kantoni i Fribourgut ka prezantuar një plan veprimi që synon përmirësimin e kushteve në sektorin e... -
Xhamia e madhe në St. Gallen: Skepticizëm, por edhe shpresë për dialog -
Pse Zvicra po ngrohet më shpejt se shumica e vendeve në botë? -
Zvicra ka ulur emetimet e gazrave serrë me 27% që nga viti 1990 -
Si do të ndikonte vota anti-imigracion e Zvicrës në Gjenevë?









