Brunner merr përgjegjësinë për pllakatet me “therësit kosovarë”
Kryetari i SVP-UDC-së, Toni Brunner është shprehur se i ka publikuar me përgjegjësinë e tij personale pllakatet denigruese ndaj kosovarëve
Kryetari i rizgjedhur i SVP-UDC-së, Toni Brunner qëndron personalisht mbrapa afishes së inkriminuar “Kosovarët therin zviceranin”, me të cilin gjatë gushtit të vitit të kaluar qe bërë propagandë në favor të partisë së përmendur. Brunner dëshiron ta marrë mbi vete përgjegjësinë, i përballur me padinë e ngritur për këtë temë nga Prokuroria Publike e Cyrihut.
Në fakt ka qenë një komitet prej 27 ivetash që ka udhëhequr iniciativën për referendumin “Kundër imigracionit masiv”, të cilët prokuroria në fjalë i ka thirrur për t`i marrë në pyetje.
Avokati nga Cyrihu, David Gibor, më 11 tetor të vitit të kaluar, duke përfaqësuar dy padites privatë, kishte ngritur një padi lidhur me dyshimin për diskriminim në bazë race.
Iniciatorët e fushatës, në mesin e të cilëve personalitetet më të larta të SVP-UDC-së si Toni Brunner, Christoph Blocher, Adrian Amstutz dhe Walter Frey, kishin publikuar në medie të ndryshme afishen me titullin “Kosovarët therin zviceranin”. Si pretekst për këtë afishe ata kishin marrë rastin kur dy kosovarë kishin therur në Interlaken ish mundësin zviceran, duke i shkaktuar lëndime në qafë dhe në dorë.
Iniciativa “Kundër imigrimit masiv” kishte pasur sukses, duke mbledhur 136 mijë nënshkrime.
Prokurori publik i Cyrihut, Hans Maurer e merr seriozisht padinë. Sipas tij “pllakati përmban një përgjithësim shumë të vrazhdë. Shtrohet pyetja, nëse me këtë mbishkrim (“Kosovarët therin zviceranin”) përdhoset në mënyrë paushalle një komunitet i tërë”.
Tash reagon edhe vetë SVP-UDC, duke marrë një avokat për rastin, ndërsa kryetari i saj Brunner, është shprehur i gatshëm të marrë përsipër personalisht të gjithë përgjegjësinë. Ai thotë të ketë vepruar me përgjegjësinë e tij personale dhe afishen në fjalë ta ketë publikuar pa dijeninë e komitetit.
E-Diaspora
-
Ambasada Shqiptare: Përfaqësim i denjë nga Zvicra në Samitin e Diasporës "Diaspora shqiptare në Zvicër ishte denjësisht e përfaqësuar, falë edhe angazhimit të vazhdueshëm të Ambasadës në... -
Kosovë
Arbër Bullakaj takohet me kryeministrin Kurti, diskutojnë integrimin dhe sukseset e mërgatës -
60 studentë në Tiranë marrin certifikatë nga EHL Lausanne, përgëzon Ambasada e Zvicrës -
Zvicër
Nedim Berisha, profesionist i teknologjisë dhe kreativitetit digjital në Zvicër -
LUGINA’S DAY 2026: Një ngjarje e madhe që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fribourg: Banesa të reja për të moshuarit, zgjidhja më e lirë që po shihet si e ardhmja e kujdesit ndaj tyre Një studim i ri i realizuar në kantonin Fribourg thekson nevojën për zhvillimin e më shumë... -
Për shkak të luftës në Iran: paralajmërohen masa kursimi dhe kufizime për vozitësit në Zvicër -
Zvicër: Qeveria federale pagoi rreth 1 miliard dollarë për vaksinat Moderna dhe Novavax -
A mund t’ju kërkojë një punëdhënës zviceran të provoni se nuk keni probleme me borxhet? -
Me 145,000 nënshkrime, u dorëzua iniciativa zvicerane për financim të qëndrueshëm












