CH-Ballkani
Osmani nga Athina porosit se ky vit është shans historik për emrin
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, është takuar me zyrtarë të Greqisë në Athinë, në përpjekje për ta zgjidhur kontestin e vjetër më tepër se dy dekada lidhur me emrin e Maqedonisë, përcjell albinfo.ch.
“Ne jemi të përkushtuar për të gjetur zgjidhje në këta gjashtë muaj”, tha Osmani, pas bisedimeve të djeshme dhe ka shtuar se “2018-ta është vit i artë për mundësinë për vendin tim që të bëjmë progres në kuptimin e integrimit euro-atlantik”.
Ky takim u bë para rundit të ri të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, ndërmjet negociatorit maqedonas, Vasko Naumovski, dhe atij grek, Adamantios Vasilakis, që pritet të mbahet më 17 janar në Nju Jork.
Greqia nuk pajtohet me emrin e fqinjit të tij, prej pavarësisë së Maqedonisë në vitin 1991, duke argumentuar se ky emër paraqet pretendime territoriale në disa pjesë të Greqisë, që e kanë po këtë emër.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër














