Tematike
Ndërtimi federal, pengesë për integrimin e të huajve!
Në politikën gjermane të integrimit ka deficite të ndjeshme sa i përket bashkëpunimit në mes të federatës, landeve dhe komunave
Baza federale mbi të cilën është ndërtuar shteti gjerman, duket të jetë pengesë për integrimin e suksesshëm të të huajve në Gjermani. Në këtë përfundim ka ardhur ekspertiza për vitin 2012, e kryer nga një këshill i ekspertëve të fondacioneve të ndryshme gjermane për integrim dhe migracion.
Sipas ekspertizës, në politikën gjermane të integrimit ka deficite të ndjeshme sa i përket bashkëpunimit në mes të federatës, landeve (republikave) dhe komunave. Së këndejmi, një “koordinim, kooperim dhe rrjetëzim më i mirë tregohet i domosdoshëm”, shkruan AFP.
Ekspertiza konstaton se ekzistojnë shkallë të ndryshme kompetencash që ndërthuren dhe madje konkurrojnë njëra-tjetrën. Ky kaos vështirëson marrjen e masave efektive të politikës së migracionit”, thuhet në ekspertizë.
“Në krye të punës një masterplan mbi federalizmin dhe politikën e migracionit” ka kritikuar kryesuesi i SVR që ka bërë ekspertizën, Klaus Bade. Koordinimi i keq i aktorëve të ndryshëm, të cilët, varësisht nga orientimi politik ndekin agjenda të ndryshme për integrimin, ka sjellë te një “mishmash masash të ndryshme të politikës së integrimit”, ka thënë ai.
Më tutje në ekspertizë thuhet se në komuna ekziston një politikë pragmatike e integrimit. Ajo lavdëron më tutje para së gjithash fushat bazike si arsimimin parashkollor, zhvillimin urban dhe ndërtimin e banesave. Por, komunat shpeshherë janë lënë vetëm në plotësimin e detyrave në lidhje me politikën e integrimit, konstaton ekspertiza.
“Më shumë mbështetje dhe bashkëpunim në mes të federatës, landeve dhe komunave, në shumë fusha mund të sillte efekte sinergjike”.
Sipas një “barometri të integrimit”, në të cilin janë pyetur 9200 persona me prejardhje të huaj dhe gjermane, është konstatuar se në shoqërinë shumicë është rritur ndjenja e përgjegjësisë ër suksesin e integrimit nga 17 në 84 për qind.
Megjithatë, të anketuarit sipas barometrit pajtohen se debati publik mbi integrimin ka edhe anën e tij negative. Më shumë se 50 për qind ankohen se lidhur me integrimin debatohet me prirje negative. E njëjta gjë vlen edhe për debatin mbi islamin.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime











