Tymi në kabinë, piloti detyrohet të kthehet në aeroport

Aterrimin emergjent e kishin ndjekur shumë vizitorë në aeroport, të cilët po shënonin 20 vjetorin e zhvendosjes së aeroportit në Mynih

Aeroplani “Air Dolomiti” kishte fluturuar të enjten nga Mynihu i Gjermanisë në drejtim të Venedikut. Papritmas në kabinën e pilotëve kishte dalë tym, i cili ishte shpërndarë edhe në pjesën tjetër të aeroplanit me të cilin udhëtonin 62 pasagjerë.

Piloti ishte detyruar të kthehet menjëherë në aeroport. Gjatë aterrimit emergjent, aeroplani kishte rrëshqitur jashtë pistës. Sipas policisë pesë persona janë lënduar lehtë.

Sipas “Welt.de” në kohën e uljes emergjente të aeroplanit kishte shumë vizitorë në aeroport, të cilët po shënonin 20 vjetorin e zhvendosjes së aeroportit në Mynih.