Tematike
Temat e politikës globale dhe roli ndërmjetësues i Zvicrës, në fokus të takimit Berset-Trump
“Ka qenë një bashkëbisedim shumë i mirë dhe i hapur”, ka thënë Berset pas takimit. Ai ka shtuar se janë diskutuar tema të ndryshme globale dhe në mesin e tyre edhe roli i Zvicrës si ndëmjetëse diplomatike.
Sot në kuadrin e Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos, Zvicër, është zhvilluar takimi i nivelit të lartë në mes të presidentit të Konfederatës së Zvicrës, Alain Berset dhe presindetit të SHBA-së, Donald Trump.
“Ka qenë një bashkëbisedim shumë i mirë dhe i hapur”, ka thënë Berset pas takimit. Ai ka shtuar se janë diskutuar tema të ndryshme globale dhe në mesin e tyre edhe roli i Zvicrës si ndëmjetëse diplomatike, shkruan albinfo.ch, duke iu refereuar komunikatës për shtyp, të Presidencës së Zvicrës.
Ndërsa presidenti amerikan ka theksuar se zviceranët kanë investuar aq shumë në trekun e SHBA-së sa që Zvicra ka nxjerrë përfitime të mëdha, gjegjësisht 50 për qind nga hyrja në tregun amerikan të bursave. “Unë e kam bërë Zvicrën edhe më të pasur” ka thënë Trump .
Në takimin Berset-Trump kanë qenë të pranishëm edhe ministri i jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis dhe ai i ekonomisë, Johann Schneider-Ammann.
“Bashkëpunimi dhe shkëmbimet me vendet e tjera të botës janë një element kyç për prosperitetin tonë. Raportet personale në nivelet më të larta janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ne kemi diskutuar në takime të shumta lidhur me shqetësimet tona ” ka thënë Berset të premten, duke folur për aktivitetet e tij gjatë forumit WEF në Davos.
Në takimin me presidentin amerikan Donald Trump në fokus ishin marrëdhëniet ekonomike dhe financiare, çështjet e arsimit dhe sfidat globale.
Të dy delegacionet kanë vlerësuar lart cilësinë e shkëmbimit dypalësh dhe në veçanti marrëdhëniet e ngushta dhe gjithëpërfshirëse ekonomike, transmeton albinfo.ch. Kjo është një bazë e fortë për të zhvilluar më tej bashkëpunimin dypalësh.
Presidenti Berset ka vënë theksin në rëndësinë e sistemit juridik ndërkombëtar dhe të marrëdhënieve shumëpalëshe. Kjo është jetike për sigurinë dhe prosperitetin e Zvicrës, por në fund të fundit edhe në interes të të gjithëve, ka thënë ai.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 6 maj 2026 fillon procesi i... -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit












