Sport
Shaqiri dhe Xhaka për herë të fundit në fanellën e FC Baselit
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka luajtën mbrëmë për herë të fundit me fanellën e FC Baselit
Takimi i mbrëmshëm FC Basel-Young Boys sa ishte festiv për FC Baselin, ishte edhe emocional për tifozët, ngase për disa nga futbollistët ishte loja e fundit në fanellën e FC Baselit, kampionit të Zvicrës.
Moment i prekshëm ishte fishkëllima e fundit e gjyqtarit të këtij takimi për Xhaken, Shaqirin, Abrahamin dhe Chipperfield.
Teksa Benjamin Huggel-it i vjen radha për të folur në stadiumin St. Jakob, në Basel kanë shpërthyer lotët te futbollistët e tjerë, ndërsa tifozët kanë duartrokitur për kampionët e FC Baselit.
Tifozët me duartrokitje kanë brohoritur emrin e Shaqirit në stadiumin St.Jakob në Basel. Një falënderim i madh erdhi edhe nga skudra e FC. Baselit për futbollistin Xherdan Shaqiri.
Në këtë takim final, futbollistët e Young Boys kanë shënuar në minutën e 18-të.
Epërsi solli goli i Moreno Costanzo. Por futbollistët e FC Baselit shumë shpejt kthehen në lojë duke shënuar gol në minutën e 33-të.
Golin e vetëm për FC Baselin në këtë takim, duke barazuar rezultatin, e ka shënuar Xherdan Shaqiri.
Por, Youn Boys shënojnë sërish në minutën e 80-të. Kështuqë FC Basel ka humbur ndeshjen e fundit të sezonit.
Për Shaqirin dhe Xhaken ishte loja e fundit me FC Bazelin.
Sido që të jetë, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka largohen me plot sukses nga Baseli gjatë verës.
Shaqiri tashmë ka nënshkruar me gjigantin gjerman, Bayern Munchen, derisa Xhaka është transferuar në skuadrën tjetër gjermane, Borussia Mounchengladbach.
Periudha e Shaqirit e Xhakës, edhe pse e shkurtër, ishte ndër më të suksesshmet në historinë e Baselit.
Shaqiri, 20-vjeçar, për tre vjet të kaluar te Baseli ka fituar plot pesë trofe. Fitoi tre tituj të Zvicrës dhe dy kupa të këtij vendi. Xhaka, 19-vjeçar, ka një vit më pak “stazh” te Baseli dhe dy trofe më pak. Vitin e kaluar Baseli fitoi vetëm Kupën e Zvicrës.
Baseli në përgjithësi ka 15 tituj dhe 11 kupa të Zvicrës. Këtë edicion skuadra është paraqitur fuqishëm edhe në Ligën e Kampionëve, ku arriti të kalojë fazën grupore.
Shaqiri e Xhaka vlerësohen ndër lojtarët më të mirë në Zvicër.
Janë dy prej katër futbollistëve shqiptarë të ftuar te Zvicra për ndeshjet miqësore të këtij muaji.
Zvicra më 26 maj pikërisht në Basel takohet me Gjermaninë, ndërsa katër ditë më vonë në Luzern e pret Rumaninë.
Shaqiri ka shënuar pesë gola në 18 paraqitjet e deritashme për Zvicrën.
Xhaka në shtatë paraqitje ka gjetur një herë rrugën e golit.
Përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka ftuar edhe Blerim Xhemajlin e Napolit e Admir Mehmedin e Dynamo Kievit. Valon Behrami u la jashtë përfaqësueses për shkak të një lëndimi.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit












