Kosova
Kuvendi Kosovës nesër diskuton për ajrin e ndotur
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar që për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet kryeqyteti i Kosovës, të diskutohet edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kryesia ka marrë vendim që seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të mblidhet nesër për të diskutuar rreth gjendjes së ndotjes së ajrit në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Në mëngjes kemi parë fëmijë që shkojnë në shkollë me maskë dhe jemi vendi më i ndotur në botë, kjo nuk është mirë për vendin”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Ai ka njoftuar se në seancë mund të dilet me një rezolutë e cila do t’i paraprinte një strategjie nacionale për çështjen e ajrit të ndotur.
Ndërsa të enjten do të mblidhet Kuvendi Komunal i Prishtinës për të diskutuar për këtë çështje.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar tarifa deri në 100% për importin e barnave të patentuara... -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët -
Banorët e Gjenevës do të votojnë për kufizimet e shpejtësisë në rrugët e kantonit -
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat -
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut













