Shkurt.ch
Gratë zvicerane preferojnë kosovarët, pas italianëve dhe gjermanëve!
Ndërsa femrat kosovare nuk figurojnë në listat e preferencave të meshkujve zviceranë!
Femrat zvicerane që martohen me të huaj, për bashkëshort të tyre preferojnë në radhë të parë italianët pastaj gjermanët dhe menjëherë pas tyre, kosovarët.
Kështu, 1045 zvicerane janë martuar me italianë, 913 me gjermanë dhe 525 me kosovarë. Më tutje vijnë francezët (458) dhe turqit (432).
Këto shifra dalin nga shënimet e Entit Federal për statistikë, në kategorinë për çiftet dynacionale. Të dhënat flasin për vitin 2010 ndërsa ato të vitit 2011 nuk janë publikuar akoma.
Nga ana tjetër, preferencat e meshkujve zviceranë për bashkëshortet e tyre ndryshon shumë nga ajo e femrave.
1115 zviceranë gjatë vitit 2010 janë martuar me femra gjermane, 548 me braziliane, 464 me italiane , 437 me tailandeze dhe 382 me franceze.
Sipas statistikës gjatë vitit 2010 në Zvicër janë lidhur 15328 martesa dynacionale. 8328 martesa i kanë lidhur me gra të nacionaliteteve të huaja burrat zviceranë, ndërsa 7000 gra zvicerane kanë marrë burra të huaj.
Gjatë po kësaj periudhe, numri i martesave ku të dy bashkëshortët janë zviceranë ishte 22058.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve










