E-Diaspora
“Buka e UÇK-së” dhe libri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Kryqtari i fundit”, vijnë në Bernë
“Në këtë mbrëmje do të kemi rastin të bashkëbisedojmë me autorin Virgjil Kule dhe me pjesëtarë të Grupit të Logjistikës "Mërgimi", thuhet në njoftim
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare dhe Zvicër dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ftojnë të gjithë bashkatdhetarët që, më 11 shkurt nga ora 16:00 të shohin shfaqjen e filmit dokumentar “Buka e UÇK-së”. Në këtë mbrëmje do të jetë i pranishëm edhe Virgjil Kule me librin e tij “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Kryqtari i fundit”, përcjell albinfo.ch.
“Në këtë mbrëmje do të kemi rastin të bashkëbisedojmë me autorin Virgjil Kule dhe me pjesëtarë të Grupit të Logjistikës “Mërgimi”, thuhet në njoftim nga Ambasada.
Virgjil Kule ka krijuar vepra me vlera te veçanta patriotike për lartësimin e kombit shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë.
Filmi i realizuar prej këtij autori të mirënjohur mbi luftën e UÇK-së mbart vlera të jashtëzakonshme dokumentare që do të bëjnë jehonë në të gjithë brezat e ardhshëm, kurse libri i tij për Gjergj Kastriotin ka një këndvështrim realist mbi këtë figurë me vlera kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në prag të 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, kujtojmë me respekt një brez të tërë që u rreshtuan në mbrojtje të atdheut, thotë autori.
Me regji të Virgjil Kule, ky dokumentar përmes pamjeve autentike, na sjellë në ndërgjegje jo vetëm fisnikërinë dhe idealin e një lufte të drejtë për liri, por edhe fakte dhe dëshmi të një kohe të lavdishme.
Në shfaqjen e cila do të mbahet në Bernë, prezent do të jetë edhe komandanti i logjistikës Gani Nuha.
Me datë 11 Shkurt 2018 në ora 16:00h.
Restorant Mappamondo në Längassstrasse 44, 3012 Bern
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit11 Shkurt 2018
- Ora16:00
- LokacioniRestorant Mappamondo në Längassstrasse 44, 3012 Bern
- Data e përfundimit2 Shkurt 2018 - 11:00
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














