Shkurt.ch
E ëma e xhihadistit të ri zbulon planin për një akt terrorist në Zvicër
Sipas përmbajtjes së ditarit të saj shkakttare që familja t`i bashkohet ISIS-it ka qenë urrejtja e tyre ndaj perëndimit dhe ndaj Zvicrës
Në vitin 2011, kur ende nuk ishin shumë aktuale udhëtimet xhihadiste për t`iu bashkuar ISIS-it, në Zvicër pati bërë bujë rasti i një nxënësi me prejardhje arabe (palestineze) i cili kishte shkuar për të luftuar në Somali dhe në Siri.
Tash, gazeta “Tages Anzeiger” ka zbuluar ditarin që e ka mbajtur nëna e nxënësit të përmendur nga qyteti Biel në Kantonin e Bernës. Në 700 faqet e këtij ditari të shkruar arabisht, ajo sqaron përse i biri, Majed Najjar kishte shkuar atje.
Por risia që nxjerr ky ditar qëndron në faktin se aty zbulohet se djalit i ishin bashkuar edhe prinderit e tij dhe dy arabë tjerë tëqytetit Biel, transmeton albinfo.ch. Ditarin, në formën elektronike, e ka në dispozicion edhe redaksia e magazinës televizive të lajmeve “10vor10” të transmetuesit publik SRF, i cili do ta prezantojë atë në edicionin e sontëm. Sipas përmbajtjes së ditarit, shkaktar që familja t`i bashkohet ISIS-it ka qenë urrejtja e tyre ndaj perëndimit dhe ndaj Zvicrës.
Ndërkaq kjo familje kishte ardhur në Zvicër në vitin 2000 për të kërkuar azil. Pak pas sulmit të 11 shtatorit të vitit 2001 në Nju Jork, kryefamiljari kishte ftuar në një takim sekret disa xhihadistë në Biel, transmeton albinfo.ch. Në atë takim, sipas ditarit, është biseduar për realizimin e një atentati në Zvicër, për të dënuar këtë shtet për mbështetjen që po ia jepte SHBA-së në luftën kundër terrorizmit islamik. Për shkak të “rrethanave të ndërlikuara” por edhe për shkakun se shumica e pjesëmarsve të takimit jetonin larg njëri tjetrit, plani nuk është realizuar.
Autorja e ditarit tregohet shumë krenare për faktin se paratë e fituara nga ndohma sociale e Zvicrës i ka përdorur edhe për të propaganduar për xhihadin. Edhe i biri i saj, udhëtimin për në xhihad e ka ndërmarrë me paratë e asistencës sociale zvicerane. Ndërkohë që gjimnazisti është vrarë gjatë luftimeve në Siri, nuk dihet asgjë për fatin e dy prindërve të tij dhe dy xhihadistet tjera nga Bieli.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?










