Shkurt.ch
Marrëveshje mbi tatimet, me tri shtete
Megjithatë, mbetet i diskutueshëm kalimi i kësaj marrëveshjeje në parlamentin gjerman
Të dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës kanë miratuar marrëveshjet në fushën e tatimeve me Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Austrinë. Në këtë kuadër ato janë pajtuar edhe për tatimin e ashtuquajtur të zhdëmtimit.
Kjo nënkupton që përmes pagesës së këtij tatimi, paraja e pataksuar e bankave që ka burimin nga vendet e lartshënuara, të legalizohet retroaktivisht. Tri vendet e përmendura, pas kësaj marrëveshjeje, do të marrin nga Zvicra pagesa të menjëhershme dhe po ashtu edhe një tatim zhdëmtues vjetor mbi kamatat e shteasve të tyre që kanë kursyer në bankat zvicerane.
Në të njëjtën kohë, emrat e personave nga ato vende do të mbeten anonime. Po kështu marrëveshja mundëson që bankat zvicerane të kenë një qasje më të mirë në tregun financiar të këtyre shteteve.
Megjithatë, bazuar në reagimet e partisë opozitare gjermane SPD, kalimi i kësaj marrëveshjeje në parlamentin gjerman është në pikëpyetje të madhe.
E-Diaspora
-
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë Nëse Kosova do të ndante çmimin për biznesmenin më kreativ të ri të diasporës për vitin... -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane











