E-Diaspora
Majko takohet me komunitetin shqiptar në Amerikë
Pandeli Majko ndalesën e parë e bëri në Miçigan, ku edhe jeton një numër i madh i shqiptarëve
Ministri i Diasporës për Shqipërinë, Pandeli Majko, ka nisur të shtunën një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Majko ndalesën e parë e bëri në Miçigan, ku edhe jeton një numër i madh i shqiptarëve, përcjell albinfo.ch.
Majko, i shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber, Konsulli i Nderit, Ekrem Bardha dhe përfaqësues të tjerë të diasporës atje, vizitoi qendrat fetare të komunitetit shqiptar në Rochester Hills.
Pandeli Majko pa nga afër Kishën Katolike të Shën Palit, e cila në çdo cep të saj kishte gjurmë shqiptare. Ndërsa famulltari i Kishës Dom Fred Kalaj i tregonte ambientet e mbushura me simbole e figura shqiptare, si Nënë Tereza dhe Skënderbeu, ministri Majko tha se bëhej fjalë për një lidhje shumë të bukur mes besimit dhe ndjenjës kombëtare.
Më pas, Majko vizitoi Teqen e Baba Rexhepit, e para Teqe Bektashiane e hapur në SHBA. Në Teqen, ku gjithashtu simbolet fetare ndërthureshin me ato kombëtare, Majko u prit nga përfaqësues të komunitetit Bektashian dhe Dervishi Eliton Pashaj. Në fokus të diskutimeve ishte ruajtja e gjuhës shqipe tek brezat e rinj. Majko shprehu gatishmërinë për t’u angazhuar për sigurimin e librave të gjuhës shqipe për shqiptarët atje dhe regjistrimin e fëmijëve të lindur jashtë vendit.
Vizitat në qendrat fetare të shqiptarëve në Miçigan, Ministri Majko i mbylli në Qendrën Islamike Shqiptare, ku u takua me përfaqësues të këtij komuniteti dhe Imamin Shuaip Gerguri. Gjatë takimit Majko informoi të pranishmit lidhur me hapat që po ndërmerr bashkë me qeverinë, për krijimin e lehtësirave për shqiptarët e diasporës.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













