Shkurt.ch
Ai i gostit, ata e plaçkisin!
Mysafirët e tij të rinj, papritmas e kërcënojnë plakun me një thikë ndërsa ia kishin lidhur këmbët dhe duart me një shirit ngjitësi dhe ia mbyllin gojën. Një plak 81 vjeçar zviceran i thërret tre të rinj shqiptarë në shtëpinë e tij. Dhe pasi i gostit, duke u ofruar edhe alkool, tre të rinjtë ia […]
Mysafirët e tij të rinj, papritmas e kërcënojnë plakun me një thikë ndërsa ia kishin lidhur këmbët dhe duart me një shirit ngjitësi dhe ia mbyllin gojën.
Një plak 81 vjeçar zviceran i thërret tre të rinj shqiptarë në shtëpinë e tij. Dhe pasi i gostit, duke u ofruar edhe alkool, tre të rinjtë ia kthejnë atij të mirën me dhunë. Për pasojë, në gjykimin e përfunduar dje në Cyrih, dy sulmuesit e kapur, shtetas shqiptarë, kanë marrë nga 21 muaj dënim me kusht dhe dëbim nga Zvicra.
Ajo që i kishte ndodhur plakut zemërgjerë ishte një ankth i vërtetë. Mysafirët e tij të rinj, papritmas e kishin kërcënuar atë me një thikë ndërsa ia kishin lidhur këmbët dhe duart me një shirit ngjitësi dhe ia kishin mbyllur gojën me një gjësend. Pastaj ata ia marrin çelësin e kasafortës, e godasin atë shumë herë në kokë dhe ia nxjerrin unazat nga gishtërinjtë.
Në kasafortën e plakut tre të rinjtë marrin para e stoli në vlerë prej rreth 5600 frangash dhe ikin, duke e lënë të vetëm në dhomë plakun e keqtrajtuar dhe të lidhur. Vetëm pasi kishin kaluar disa orë, ai kishte mundur të çlironte gojën dhe të bërtiste për ndihmë. Pasi që policia e shpëton nga gjendja në të cilën ndodhej, atij i duhet të qëndrojë disa ditë në spital për tu shëruar nga plagët e marra.
Dy nga dorasit brutalë janë kapur në muajin shkurt në kantonin e Gjenevës. Ata kanë pranuar plotësisht veprën dhe kanë shprehur pendimin e tyre të thellë. “Një herë dhe kurrë më”, ka thënë para gjyqit njëri prej tyre, duke fajësuar alkoolin për brutalitetin e treguar.
Me një vendim mëshirues, gjykata ka shpërblyer pendimin e tyre, duke i dënuar dy dorasit kryesorë me nga 21 muaj heqje lirie me kusht për veprën penale, grabitje.
Veç kësaj, ata janë detyruar që viktimës, përveç dëmshpërblimit prej 6000 frangash, t`ia paguajnë edhe një kompensim prej 10 mijë frangash, për dhembjen e shkaktuar.
Dy të gjykuarit, pasi kanë qëndruar në burg nga 117 ditë, duhet t`i dorëzohen sot Zyrës Federale për Migracion për tu dëbuar në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë Nëse Kosova do të ndante çmimin për biznesmenin më kreativ të ri të diasporës për vitin... -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane












