Shkurt.ch
Mentori i vogël nga Gjakova “çon” në gjyq Weltwoche-n
Prokuroria publike e Cyrihut ka ngritur padi kundër “Weltwoches”, të cilën e ngarkon për shkelje të ligjit kundër racizmit
Revista javore e Zvicrës “Weltwoche” duket se nuk do të shpëtojë lehtë nga skandali i publikimit të fotografisë së vogëlushit rom të Kosovës.
Siç është shkruar tashmë, kjo javore në fillim të prillit kishte botuar në ballinën e saj një fotografi ku romi nga Gjakova, Mentori atëbotë 4 vjeçar “kërcënonte” me një revole (lodër). Këtë fotografi, Weltwoche e kishte prezantuar për të mbështetur tezën e saj se romëve “që nga fëmijëria u injektohet prirja për dhunë”.
Më vonë doli se fotografia e Mentorit të vogël ishte bërë nga një fotoreporter italian, i cili ishte revoltuar nga keqpërdorimi i fotografisë së tij për qëllime jo të ndershme. Përdorimi i tillë i fotografisë ka indinjuar edhe vetë familjen e Mentorit nga Gjakova dhe shumë organizata humanitare të cilat kanë reaguar ashpër.
Së fundi ka vepruar edhe prokuroria publike e Cyrihut. Ajo, sipas gazetës “Sonntags Zeitung” ka ngritur padi kundër “Weltwoches”, të cilën e ngarkon për shkelje të ligjit kundër racizmit. Prokuroria reagon kështu ndaj një numri të denoncimeve që nga organizata dhe individë të ndryshëm ishin bërë pas publikimit të fotografisë së kontestuar.
E-Diaspora
-
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë Nëse Kosova do të ndante çmimin për biznesmenin më kreativ të ri të diasporës për vitin... -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane












