Autotech
Ramsee, roboti truproje
Ramsee është i pajisur me katër kamera dhe sensorë që ndihmojnë në zbulimin e nxehtësisë, tymit, lagështirës, gazrave, si dhe lëvizjeve
Siguria është një nga fushat më të fundit, ku robotët inteligjentë po fitojnë një rol tejet të rëndësishëm, duke bërë gjithnjë e më shumë atë që shumë njerëz nuk do ta bënin. E këtë e vërteton më së miri Ramsee, një nga robotët e parë të sigurisë në Shtetet e Bashkuara, i cili është prodhuar nga kompania Gamma 2 Robotics me qendër në Kolumbi.
Roboti inteligjent përballet me një kërkesë në rritje nga kompanitë e sigurimit, që kërkojnë mënyra të reja dhe me çmime më efektive për të mbrojtur klientët e tyre.
Duke bërë një krahasim të përfitimeve që sjell puna e një roboti, në vend të punësimit të njerëzve, zëvëndës/presidenti i Gamma 2 Robotics tha se një robot nuk do ketë kurrë probleme me vonesat në punë, nuk do të mungojë kur është sëmurë, nuk do të mund të pijë në punë, nuk do të pendohet për punën që bën dhe janë të besueshëm, tha Justin Davis.
Ai theksoi gjithashtu, se Ramsee ka qenë një punonjës model. Ramsee është i pajisur me katër kamera dhe sensorë që ndihmojnë në zbulimin e nxehtësisë, tymit, lagështirës, gazrave, si dhe lëvizjeve.
https://www.youtube.com/watch?v=SXg7ypkpFm8
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












