Sport

23.5 milionë euro për kampionin e evropianit

Ekipi që do të fitojë evropianin në Poloni dhe Ukrainë mund të fitojë nga UEFA çmimin në vlerë prej 23.5 milionë euro

Të gjitha 16 vendet pjesëmarrëse do të inkasojnë nga  8 milionë euro me plasmanin e tyre në kampionat, ndërsa për çdo rezultat pozitiv do të ketë rritje të fitimit.Fitorja në grup do të shpërblehet me një milion euro ndërsa rezultati i barabartë do të ketë cmimin  gjysmë milioni euro.  Ekipet që sigurojnë të kualifikohen në finale do të thotë fitojnë edhe  dy milionë euro tjera, ndërsa nëse fiton kampionatin evropian do të marrin edhe një dhuratë prej 7.5 milionë eurosh.

UEFA nga evropiani  “Euro 2012” do të fiton një total prej 1.3 miliard euro, ndërsa vetëm 20 për qind prej tyre do të shpërndahen për ekipet pjesëmarrëse në kampinonatin evropian Euro 2012.