Tematike
Javë e paharrueshme e nxënësve shqiptarë në Gjermani
Për vizitë në Gjermani kishin ardhur 14 nxënës, dy mësues dhe dy drejtorë shkollash
Shkolla e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Dortmund dhe Arnsberg-Sundern me mësuesin Kemajl Çallaku së bashku me shkollat tjera shqipe në regjion para tri vitesh kishte ndërmarrë një ekskursion shkollor në Kosovë. Tash nxënësit nga Kosova ua kanë kthyer vizitën.
Nxënësit shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia kishin ardhur mysafirë në Arnsberg dhe në Sundern. “Mësimi jashtë shkollës” mban emrin projekti i shkëmbimit. Ky projekt kishte për objektiv veç tjerash ruajtjen e kulturës dhe traditave nga atdheu. Por një synim tjetër ishte edhe lidhja e kontakteve dhe e miqësive me nxënësit shqiptarë nga regjioni dhe atyre nga Kosova.
Për vizitë në Gjermani kishin ardhur 14 nxënës, dy mësues dhe dy drejtorë shkollash. Bëhet fjalë për shkollën “Jeronim de Rada” të Ferizajt, atë “Lidhja Prizrenit”, të Rahovecit dhe shkollën “Rexhë Rushit Zajazi” nga fshati Zajaz i komunës së Kërçovës, Maqedoni.
Aktiviteti është përcjellë nga Nuhi Gashi, përgjegjës për shkollat e diasporës në Ministrinë e Arsimit, të Kosovës. Prindërit e nxënësve të shkollave shqipe të regjionit i kanë strehuar nxënësit mysafirë dhe janë kujdesur edhe për ushqimin e tyre.
Nxënësit kanë përjetuar një javë të jashtëzakonshme në Gjermani. Ata kanë vizituar edhe Movie Park në Bottrop, Kopshtin Zoologjik në Duisburg, pastaj qytete e mëdha si Dortmundin dhe Dyseldorfin. Në programin e vizitës ishin po ashtu ehde vizitat në shkollat gjermane sikur ajo në Grimmeschule, Arnsberg. (My-sauerland.de)
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme













