Rita Ora sërish në Cyrih!

Koncerti mbahet më 2 korrik, në eventin Live Session që radio Energy e organizon në Utokulm, Uetliberg të Cyrihut

Cyrihu do të ketë sërish kënaqësinë të përjetojë muzikën e këngëtares kosovare-britanike Rita Ora.

Vetëm një muaj e gjysmë pas performimit të saj si pjesë e koncertit të bendit “Coldplay” dhe në diskotekën shqiptare “Rinora4”,superylli i muzikës britanike dhe botërore Rita Ora do të mbajë një koncert në metropolin zviceran.

Do të ndodhë kjo më 2 korrik, në eventin Live Session që radio Energy e organizon si një edicion special veror. Koncerti mbahet nën qiell të hapur në Utokulm, Uetliberg të Cyrihut.

Dyert për koncert hapen në orën 19.00 ndërsa koncerti i Rita Oras, që fillon në orën 21.15, do të zgjasë 45 minuta. Biletat për këtë koncert nuk mund të blihen por vetëm të fitohen online përmes rrugës elektronike ose duke dërguar sms me tekstin: LIVE, në 9099 (80 rapë për sms).