Maqedonia
Zaev i interesuar për zgjidhje: Një milion maqedonas shkojnë çdo vit për pushime në Greqi
Në një intervistë për “Der Spigel”, Zaev, ka theksuar se janë të interesuar të gjejnë zgjidhje, derisa ka përmendur faktin se një milion turistë maqedonas vizitojnë Greqinë çdo vit
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, është shprehur se dëshiron të zgjidhë mosmarrëveshjen e vjetër të emrit të vendit me Greqinë. Sipas tij Qeveria maqedonase është e gatshëm të përmbushë shumë kërkesa.
Në një intervistë për “Der Spigel”, Zaev, ka theksuar se janë të interesuar të gjejnë zgjidhje, derisa ka përmendur faktin se një milion turistë maqedonas vizitojnë Greqinë çdo vit, përcjell albinfo.ch.
“Ka pasur shumë komente për këtë çështje në të kaluarën, megjithatë, çështja e emrit nuk është zgjidhur. Tani ne jemi duke u përpjekur për të ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjin tonë. Unë mendoj se miqtë tanë grekë duan të zgjidhin këtë problem, që do të ishte mirë jo vetëm për Greqinë dhe Maqedoninë, por edhe për rajonin”, ka thënë Zaev.
Megjithatë, në Greqi kishte protesta kundër emrit të Maqedonisë. “Do të jetë shumë vështirë. Mendoj se shumica e grekëve janë për të gjetur një zgjidhje. Besoj se edhe kolegu im, Alexis Tsipras mendon kështu. Kjo do t’i ndihmonte edhe Greqisë”, ka shtuar tutje kryeministri maqedonas.
“Në verë ne duam të zëmë plazhet e bukura dhe ishujt e Greqisë. Një milion maqedonas shkojnë çdo vit në Greqi. Paratë tona shkojnë atje”, theksoi tutje ai.
Në intervistën e gjatë për “Der Spigel”, Zaev u shpreh se rajoni historik i Maqedonisë shtrihet në tre shtete: “pjesa veriore ose e epërme në vendin tonë, pjesa lindore në Bullgari dhe pjesa jugore në Greqi”.
Ai ka përmendur faktin se aeroporti dhe autostrada kanë ndryshuar emrin, dhe po bëjnë progres, që do t’iu ndihmonte dy vendeve.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












