CH-Ballkani
Serbët kërkojnë heqjen e flamurit të Kosovës, largohen të gjithë flamujt
Përfaqësuesit e Parlamentit të Serbisë gjatë një takimi përfaqësuesish të vendeve të rajonit në Kuvendin e Maqedonisë, kërkuan heqjen e flamurit të Kosovës nga platforma ku qëndronin flamujt e shteteve anëtare të BE-së, si dhe vendeve të Ballkanit.
Deputetët nga Kosova (deputetja Blerta Deliu) reaguan duke adresuar kritika, ndërsa krejt në fund u vendos që të largohen gjithë flamujt, raporton ‘Alsat-M’.
Bëhet fjalë për delegacionin e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, i cili dje mori pjesë në Konferencën e 13-të të komisioneve për integrime/çështje evropiane të shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit të Evropës Juglindore – COSAP, që u mbajt në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Delegacioni i Kosovës përbëhej nga deputetët Blerta Deliu-Kodra, kryetare e Komisionit, Armend Zemaj, zëvendëskryetar i Komisionit dhe Fikrim Damka – zëvendëskryetar i Komisionit.
“Delegacioni i Serbisë i është drejtuar sekretariatit të konferencës në lidhje me praninë e flamurit të Republikës së Kosovës, i cili po ashtu ishte vendosur këtu, pas çka sekretariati i largoi të gjithë flamujt e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në konferencë dhe në këtë mënyrë u zgjidh kjo situatë sipas kërkesës së tyre.
Sipas gjykimit tim kjo është e palogjikshme duke marrë parasysh atë që tha edhe z. Vajgëll në konferencë se një ditë edhe Serbia, por edhe Kosova, do të bëhen vende anëtare të BE-së”, deklaroi Artan Grubi, deputet i BDI-së në Kuvendin e Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














