Tematike
Shqiptarët paguajnë deri 95% më shtrenjtë se zviceranët për sigurimin e makinave
Premitë që paguan shqiptari 25 vjeçar për një BMW3 shkojnë deri në 95% më shtrenjtë se ato të moshatarit të tij zviceran (te Zürich Versicherung). Ndërsa mesatarisht në gjithë Zvicrën, shqiptarët paguajnë rreth 60% më shumë
Se të huajt në Zvicër paguajnë premi më të shtrenjta të sigurimt të automjeteve të tyre dihet prej kohësh. Dihet po ashtu, së paku nga ajo që flitet, se shqiptarët janë diku në krye të listës për lartësinë e pagesave. Por një hulumtim i bërë nga shërbimi online për krahasime “Comparis” dhe i publikuar nga 20minuten.ch e ka vërtetuar këtë “paragjykim” duke e mbështetur atë mbi fakte.
Ai ka konsultuar 81 kompani të ndryshme të sigurimit, në të gjitha regjionet gjuhësore të Zvicrës, duke marrë për bazë tre modele të shoferëve 25 vjeçarë: një zviceran, një italian dhe një shqiptar, transmeton albinfo.ch. Ndërsa si model të makinës dhe të shkallës së sigurimit ka marrë një veturë BMW-3 që kushton 60 mijë franga, gjegjësisht sigurimin vollkasko të saj.
Ajo që ka dalë nga ky krahasim është mjaft sinjifikative: dallimet në mes të tri nacionaliteteve të përmendura sa i përket pagesës së sigurimit në kushte të njëjta, janë shumë të mëdha. Kështu, premitë që paguan italiani te kompania Balois janë vetëm deri në 22 % më të larta se ato që paguan zvicerani, ndërsa ato që paguan shqiptari i të njëjtës moshë, për makinën e njëjtë shkojnë deri në 95% më shtrenjtë se ato të moshatarit të tij zviceran (te Zürich Versicherung), transmeton albionfo.ch.
Sipas një komunikate per shtyp të institutit “Comparis”, një zviceran në qytetin e Cyrihut paguan 2150 franga për sigurimin vollkasko të makinës në fjalë. Italianit, i njëjti shërbim i kushton 2429 franga ose 13% më shumë se zviceranit. Ndërsa shqiptarët për po këtë sigurim mesatarisht paguajnë 3530 franga ose 64% më shumë se zviceranët, përcjell albinfo.ch. Kjo ndryshe i bie: shqiiptarët paguajnë 1380 franga në vit më shumë se zviceranët ose 110 franga më shumë se italianët.
Edhe në Lozanë dhe në Bellinzona (zona frankofonoe dhe ajo italiane) gjendja paraqitet e ngjashme. Shqiptarët edhe atje paguajnë mesatasisht 63% më shtrenjtë se zviceranët. Por duhet vënë re me këtë rast se jo në të gjitha kompanitë e sigurimeve shtesa që duhet të paguajnë të huajt është kaq e lartë. Kështu për shembull te “Generali” nuk bën pothuaj fare dallime në këtë drejtim.
Diferencat në lartësinë e premive në mes të nacionaliteteve, kompanitë e sigurimeve i arsyetojnë me vlerësimin e shkallës së rrezikut. “AXA Winterthur” për shembull thotë se një shkallë më e lartë e identifikuar e shkaktimit të dëmeve, pasqyrohet në çmimin e sigurimit, transmeton albinfo.ch. “Por, mosha ose edhe nacionaliteti janë vetëm dy nga shumë kriteret që janë përcaktuese për lartësinë e premisë.
Ngjashëm arsyetiojnë edhe në “Helvetia”. “Nacionaliteti i poseduesit ose atij që e nget më së shpeshti makinën, është një faktor që llogaritet në caktimin e premisë. Në varësi të historisë së dëmeve të shkaktuara nga pjesëtarë të një nacionaliteti të caktuar (frekuenca e shkaktimit të dëmeve dhe kuota e dëmit), caktohet edhe çmimi i premisë.
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












