Tematike
Pronari i makinës së vjedhur: “Lavdimi nuk është vjedhësi”
“Atij duhet t`i jepet pasaporta. Ka qenë djali im ai që i ka vjedhur çelësat dhe i ka ftuar tre shokët e tij në shëtitje me makinën time”
Javën e kaluar disa medie zvicerane kishin shkruar për “shtetasin serb” me emrin Lavdim, nga Grencheni i Solothurnit, të cilit i mohohej e drejta për të fituar shtetësinë e Zvicrës për shkakun se si 15 vjeçar kishte vjedhur një makinë.
Pas një debati të zhurmshëm nëse i duhet dhënë shtetësia ose jo Lavdimit, në opinion është paraqitur “viktima” e vjedhjes, respektivisht pronari i makinës të cilën Lavdimi e kishte “vjedhur”. Dhe Hans-Joachim Thiel, të cilit para katër vitesh i ishte marrë mercedesi, i jep përkrahje djaloshit në procedurën për shtetësinë.
“Ai vërtetë e ka vjedhur veturën time, por ajo shikuar formalisht nuk ka qenë vjedhje”, mendon Thiel nga Grencheni i Solothurnit, udhëheqës reparti në Swatch. “Ka qenë djali im, sot 20 vjeç, ai që i pati vjedhur çelësat dhe ika ftuar tre shokët e tij për një shëtitje me makinën time”, thotë ai.
Por, ajo që kishte ndodhur natën kur ishte “vjedhur” vetura “Mercedes E320”, më 7 shtator 2008 kishte pasur pasoja. Makina ishte përplasur në një mur shtëpie dhe kishte pësuar shkatërrim total. Të pesë tinejxherët që ishin aty, kishin pasur fat të madh që kishin shpëtuar të palënduar.
“Në momentin e ndeshjes Lavdimi ka qenë në timon. Por kjo nuk do të thotë se ai është vjedhës i automobilit. Ai vetëm e ka shfrytëzuar pa të drejtë dhe pa dijen time automobilin tim, shkruan Blick. Për këtë arsye, Lavdimit duhet t`i jepet shtetësia zvicerane “ përforcon qëndrimin e tij Hans-Joachim Thiel.
Mirëpo, në Komunën e Grenchenit gjithë këtë punë e shohin ndryshe. Ata e arsyetojnë kundërshtimin e tyre për natyralizimin e Lavdimit me faktin se ai ishte dënuar për dëmtimin e makinës dhe nuk kishte mundur të paguante shpenzimet e zyrës së përmbarimit. Por Lavdimi ka arsyetimin e tij. Ai ka bërë ankesë në kanton.
Thiel ngul këmbë: shumën totale prej 30 mijë frangash të dëmtimit të makinës e kemi ndarë në tri pjesë: 10 mijë unë, 10 mijë djali dhe 10 mijë Lavdimi. Ky i fundit ende nuk e ka lënë pa paguar asnjë ratë. Deri tash ka paguar pothuaj 7000 franga”.
Prandaj, përsërit Thiel, i cili edhe vetë është nga Gjermania por ka edhe shtetësinë zvicerane, djaloshi duhet t`i jepet kjo shtetësi. “Të gjithë në rininë tonë kemi bërë ndonjë marrëzi… Fundja ka mjaft të huaj më të këqij se ai, që kanë marrë pasaportën e Zvicrës”.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











