Sport
Nuri Seferi në parameqin e Klitschko-s në Bernë
Për shkak të një operacioni në gjunj, boksieri shqiptar, gjatë dhjetë muajve të fundit ka qëndruar larg ringut
Më 8 korrik, në programin para meqit për kampion Bote që zhvillohet në Bernë në mes të Wladimir Klitschkos dhe amerikanit Tony Thompson, dorezat do t`i kryqëzojë edhe boksieri i njohur shqiptar Nuri Seferi.
I njohur edhe si “Tajsoni shqiptar”, Seferi tashmë 35 vjeçar, që jeton në Burgdorf të Bernes, është i njohur për luftën e tij të pakompromis në ring.
Për shkak të një operacioni në gjunj, boksieri shqiptar, gjatë dhjetë muajve të fundit ka qëndruar larg ringut.
Ai është shpallur pak muaj më parë edhe qytetar nderi i Gostivarit, qytetit të tij të lindjes.
Seferi, në karrierën e tij profesioniste ka zhvilluar 37 meqe, prej të cilëve 31 i ka fituar, (19 prej tyre para kohe) dhe 6 i ka humbur. Ai, më 8 korrik në Stade Suisse të Bernës do të boksojë kundër Marcus Landsmann Guilian Ilie.
E-Diaspora
-
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll Klubi turk raportohet se ka ofruar 2 milionë dollarë për një performancë prej katër këngësh në... -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














