Tematike
Benon Pjetrit i mohohet përfundimisht shtetësia zvicerane
Me këtë vendim, Gjykata Federale për herë të parë merret në mënyrë të materiale me arsyet e refuzimit të një rasti të natyralizimit
Shkodrani Benon Pjetri ka pothuaj 20 vjet që bashkë me të ëmën dhe vëllanë jeton në Zvicër. Por, me gjithë se ka provuar prej vitesh të merrte shtetësinë zvicerane, kjo i refuzohej në vazhdimësi.
Tri herë ka bërë kërkesë për natyralizim shqiptari 39 vjeçar i lidhur për karrocën e invalidëve dhe të tri herët komuna ku jeton, Oberriet e St. Gallenit, ia ka hedhur poshtë kërkesën. Në fund çështja ka kaluar në kompetencën e Gjykatës Federale, e cila po ashtu, dhe përfumdimisht, ka hedhur poshtë kërkesën e Benonit.
I mbetur invalid qysh si foshnjë 6 muajsh, Benon Pjetri bashkë me nënën dhe vëllanë ka ardhur në Zvicër kur ka pasur 20 vjet. Prej atëherë ai jeton këtu me të ëmën dhe familjen e vëllait.
Historia e Benonit është interesante edhe për një fakt. Përderisa këshilli komunal për natyralizim ia njihte atij të drejtën për të pasur pasaportën zvicerane, asambleja komunale ia mohonte. Asambleja është një relikt i demokracisë së drejtpërdrejtë, që përbëhet nga të gjithë qytetarët me të drejtë vote. Ajo, në disa kantone dhe komuna vazhdon të ketë fjalën kryesore në lidhje me natyralizimin. Dhe Benoni me familjen ka pasur fatin jo të mirë që ka qëlluar pikërisht në një komunë të tillë…
Një ankesë në Gjykatën Kantonale të St. Gallenit nuk i solli asgjë Benonit. “Mohimi i pasaportës zvicerane nuk është akt diskriminimi”, ishte qëndrimi i kësaj gjykate. Veç kësaj, gjykata e ngarkonte Pjetrin për pasivitet, mungesë pjesëmarrjeje aktive në jetën shoqërore të komunës, në shoqata etj. Po ashtu ai, përkundër njohjes së mirë të gjermanishtes dhe kualifikimit për informatikë, nuk bënte përpjekje për punësim.
Por, në ankesën e bërë në Gjykatën Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër, Benon Pjetri kishte shkruar se fakti që nuk i jepej shtetësia vetëm nga shkaku i paaftësisë së tij fizike për të punuar, është vetvetiu diskrimnues. Ndërsa gjykata, ndonëse e pranon se për invalidët është më e vështirë, shprehet se as për ata nuk është e pamundur të gjejnë punë dhe të angazhohen në jetën shoqërore.
Duke marrë këtë vendim, Gjykata Federale për herë të parë prej ekzistimit të saj merret në mënyrë të materiale me bazat dhe arsyet e refuzimit të një rasti të natyralizimit. Deri më tash kjo instancë vetëm ka mundur të shqyrtojë plotësimin e kritereve formale në rastet e tilla. Me këtë veprim, Gjykata Federale ka ndërmarrë hapin që pritej prej saj: të shndërrohet në një instancë superiore që trajton natyralizimin, shkruan “Thurgauer Zeitung”.
Ngjashëm me Benonin, edhe nënës së tij, Françeskinës 58 vjeçare i ishte hedhur poshtë disa herë kërkesa për shtetësinë zvicerane. Por në fund, vitin e kaluar, asaj i ishte njohur kjo e drejtë nga Gjykata Administrative e kantonit të St. Gallenit. Një ankesë që kishte bërë komuna Oberriet ishte hedhur poshtë nga Gjykata Federale.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse