Ashpërsohet dënimi për synetinë e femrave
Do të dënohet edhe personi që jeton në Zvicër, i cili e ka bërë këtë veprim në ndonjë vend ku synetia e femrave është e lejuar
Parlamenti Federal është shprehur pothuaj njëzëri për ndalimin e gjymtimit të gjenitalieve të femrave (synetisë), një tradite brutale ende të gjallë në disa qarqe myslimane të Afrikës e gjetiu.
Kanë qenë 162 deputetë që kanë votuar për ndryshimin e ligjit me të cilin ashpërsohet dënimi për këtë vepër penale dhe vetëm 2 sish kanë votuar kundër.
Me këtë votim, Parlamenti unifikon qëndrimin me Qeverinë Federale sipas të cilit synetia e femrave, e bërë në cilëndo formë, duhet të ndiqet dhe të dënohet penalisht.
Kjo nënkupton se do të dënohet edhe personi që jeton në Zvicër, i cili e ka bërë këtë veprim në ndonjë vend ku synetia e femrave është e lejuar. Po ashtu, edhe në rastet kur synetia bëhet me pranimin e viktimës, vepra vazhdon të mbetet e dënueshme.
Masa ndëshkuese për synetinë e femrave fillon nga gjoba me të holla (180 njësi pune) deri në dhjetë vjet heqje lirie.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











