Sport

Behrami megjithatë jashtë olimpiadës

Mesfushori kosovar thuhet se është ndaluar nga klubi Fiorentina për të marrë pjesë në olimpiadë

Pierluigi Tami ka bërë publike të martën skuadrën zvicerane për Lojërat Olimpike Londra 2012. Për Granit Xhaken, ai  tha se jo të gjitha detajet janë sqaruar, por po bën përpjekje për ta siguruar mesfushorin shqiptar.  Megjithëse trajneri, Lucien Favre i kishte dhënë atij dritën e gjelbër, Gladbachu duket të mos jetë i pajtimit.Bllokada vjen edhe nga Fiorentina, klubi i Valon Behrami.  Ai ishte  nominuar si një nga tre  senioret për këtë ngjarje olimpike nga Zvicra. Por, Fiorentina dëshiron ta pengojë Behramin për të shkuar në olimpiadë, raporton  “La Nazione”.

“Do ta dëshironin  që ta kishin gjatë stërvitjeve, për shkak të planeve të trajnetit Vincenzo Montella”, shkruan “La Nazione”.

Përveç kësaj, ka pasur edhe disa thashetheme ditëve të fundit për të ardhmen e 27-vjeçarit. Diskutimet  për vazhdimin e kontratës  deri në fund të 2014 janë anuluar. Megjithatë interesimi për të  nuk mungon. AS Roma, Inter Milano, Napoli dhe Borussia Moenchengladbach tashmë janë përmendur në lidhje me Behramin.