Maqedonia
Gjermania nuk e njeh patentën e shoferit të Maqedonisë
Mosnjohja e patentë shoferit nga shteti gjerman ka bërë që shumë shtetas të Maqedonisë të marrin gjoba në Gjermani
Gjermania ende nuk i njeh patentë shoferin e Maqedonisë dhe për këtë arsye qytetarët po ankohen.
“Ndonëse gjatë kohë kërkohet zgjidhja e këtij problemi, qytetarët vazhdojnë të përballen me gjoba. Janë rreth 100 mijë veta që kërkojnë zgjidhje”, thotë Aleksandar Buzleski, i cili jeton në Gjermani, raporton “RTV 21 e Maqedonisë”.
Për këtë ai ka hapur peticion online dhe deri në prill të këtij viti, synon 50 mijë nënshkrime për zgjidhjen e këtij problemi, përcjell albinfo.ch.
“Gjatë gjithë kohës po përpiqemi të kuptojmë se kur do të zgjidhet ky problem, kjo është pyetje për një milion dollarë. Institucionet tona janë shprehur shpresëdhënëse se kjo do të zgjidhej gjatë 2017-tes ose gjatë shkurtit ose marsit, por ja marsi tanimë po mbaron, pason prilli, ku 7 prilli është fundi i peticionit, por kjo nuk do të thotë se këtu do të përfundojnë aktivitetet tona nëse problemi nuk zgjidhet”, theksoi tutje Buzleski.
Një muaj më parë, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i tha “DW” se pengesa është e natyrës teknike për shkak të vërtetimit mjekësor dhe se shumë shpejt pritet unifikimi i lejeve të vozitjes.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë nuk ka dhënë përgjigje konkrete se ku ka ngecur procesi dhe se cilat janë pikat problematike për të cilat palët nuk bien dakord. Megjithatë, nga atje thonë po punojnë në përshpejtimin e procedurës.
Mosnjohja e patentë shoferit nga shteti gjerman ka bërë që shumë shtetas të Maqedonisë të marrin gjoba në Gjermani.
Jo zyrtarisht raportohet se gjoba e parë kap vlerën prej 600 eurove, ndërsa ndalesa e dytë nga policia gjermane e një rezidenti të Maqedonisë gjobitet me 1400 euro, plus gjobën e njohur si “Idiot-test” për të vërtetuar qëndrueshmërinë psikike të shoferit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










