Tematike
Gjejnë në rrugë një qese plot shufra ari
Ari i gjetur kushton 124 mijë franga. Dy gjetësit thonë se për asnjë sekondë nuk u ka shkuar mendja ta mbajnë arin për vete
Një nëpunës në komunën e vogël Klingnau të kantonit Argau bashkë me praktikantin e tij kanë gjetur një qese plot me shufr ari, dhe kjo është bërë tema numër një në këtë komunë dhe më gjerë.
Jean-Marc Wenger dhe Timo Metzger pasi kishin kositur barin në rrugën e varreuave, befasisht u kishte rënë në sy një qese e bardhë plastike. Pasi që ajo kishte qenë shumë e rëndë, dy nëpunësit ishin bërë kureshtarë dhe e kishin hapur.
Ajo që kishin parë fillimisht ishte një pako e mbështjellë me letër mëndafshi dhe me shumë shirita ngjitësi. Shefi kishte bërë shaka: “Nëse është ari, atëherë do t`i dhurojmë vetes një pasdite të lirë”. Dhe, kur e hapin pakon, ata nuk u besojnë syve: brenda kishte vërtet ar, disa shufra të rënda ari të pastër.
Bëhej fjalë për gjithsej 2.5 kilogramë arë me vlerë prej 124000 frangash. Menjëherë kanë njoftuar policinë. Ata thonë se për asnjë sekondë nuk u ka shkuar mendja ta mbajnë arin për vete.
Policia e kontrollon vendin e gjetjes dhe merr në dorëzim arin. Pas ekspertizës është vërtetuar se bëhet fjalë për ari të vërtetë , por mbetet enigmatike se si kanë përfunduar ato shufra ari në atë vend!
Wenger dhe Metzger, nuk kanë ide se si ka mundur të ndodhte që dikush të linte atë sasi ari në atë vend. Por ata thonë, se nëse rast se ju jepet një shumë të hollash si gjetës të arit, këtë do ta festojnë në një darkë të përbashkët me kolegët e punës dhe gratë. Por ata nuk e dijnë nëse do tu jepet gjë në shenjë mirënjohje për gjetjen dhe dorëzimin e arit.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë Sipas Këshillit Federal kjo do të forcojë mbrojtjen kundër kërcënimeve më të mundshme - sulmeve nga... -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA












