Sport
Xhaka e bën “sefte” me Gladbachun
6 me 0 ka fituar ndeshjen e parë testuese skuadra e re e Granit Xhakës, Borussia Mönchengladbach kundër skuadrës Velbert që bën gara në ligën regjionale. Xhaka ka luajtur nga fillimi i ndeshjes deri në fund të pjesë së parë.
Kjo ka qenë hera e parë që ish futbollisti i talentuar i FC Baselit ka luajtur për klubin gjerman, i cili e ka blerë pak kohë më parë për 11 milionë franga.
“Si herë e parë, kjo ndeshje më ka kënaqur vërtet shumë”, ka thënë futbollisti i ri për bild.de. “Kam luajtur në harmoni me kolegët e rinj, si ekip”.
Në fakt, Xhaka është treguar mjaft bindës me pasimet e tij dhe me mënyrën se si i “tërheq penjtë” e lojës nga mesfusha.
Mjaft i kënaqur me “sugarin” e tij dhe me ndeshjen është treguar edhe trajneri i Borussias Lucien Favre.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Trenat në Zvicër më të mbushur se kurrë në ditët para festave Trafiku hekurudhor në Zvicër po përjeton një rritje të ndjeshme të fluksit të udhëtarëve në prag... -
Çmimet e sigurimeve të makinave në Zvicër po rriten për shkak të kostove të riparimeve -
Friburg: Këshilli i Shtetit kundër fondit publik të sigurimit shëndetësor -
Dy të tretat e zviceranëve mbështesin taksën mbi biletat e avionit -
Çfarë do të jetë më e shtrenjtë dhe më e lirë në Zvicër në vitin 2026?












