CH-Ballkani
Mbyllen dy fabrika të prodhimit të mishit
Për shkak të kushteve tekniko-sanitare dhe higjieno-sanitare janë mbyllur dy fabrika të prodhimit të mishit në Komunën e Dragashit
Zyra Regjionale e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Prizren, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sa i përket kontrollimit të cilësisë së mishit, ka zhvilluar inspektimin e jashtëzakonshëm më 24 mars në regjionin e Prizrenit.
Inspektimi është bërë në fabrikat e përpunimit të mishit (FPM) dhe depot e komunave Prizren, Dragash dhe Suharekë, ku janë inspektuar gjithsej 12 subjekte, 10 fabrika të prodhimit të mishit dhe 2 depo ftohëse, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të kushteve tekniko-sanitare dhe higjieno-sanitare janë mbyllur dy fabrika të prodhimit të mishit në Komunën e Dragashit.
Në tri subjekte është hasur në produkte me afat të skaduar, të cilat nga ana e palës janë larguar nga përdorimi dhe si të tilla nuk kanë qenë për përdorim, dhe atë produkt mishi për përpunim – 753 kg, mish i ndarë mekanikisht (MDM) pule – 700 kg, kofshë pule – 75 kg.
“Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim dhe koordinim me Zyrën Regjionale të AUV-it në Prizren, do të vazhdojnë me veprimet tjera sa i përket kontrollimit të cilësisë së mishit, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe shëndetit të tyre”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












