Tematike
SHBA: Së paku 12 të vrarë në premierën e Batman-it!
Një njeri i maskuar hodhi një bombë me gaz lotsjellës dhe filloi të qëllonte pa dallim mbi shikuesit
Policia në shtetin e Kolorados ka thënë se së paku 12 persona janë qëlluar për vdekje dhe të paktën 38 u plagosën nga të shtënat brenda një kinemaje në periferi të Denverit. Ngjarja ndodhi sot herët në mëngjes në një kinema të qytetit Aurora kur sapo kishte filluar premiera e filmit me Batman “The Dark Knight Rises”. Sipas zyrtarëve, një njeri i maskuar u ngrit në këmbë në pjesën e përparme të kinemasë, u kthye nga turma, hodhi një bombë me gaz lotsjellës dhe filloi të qëllonte pa dallim. Sipas dëshmitarëve, ai qëlloi edhe një të mitur nga një distancë e vogël, njofton Zëri i Amerikës. Policia thotë se pak më vonë e arrestoi personin në fjalë në parkingun jashtë kinemasë. Policia se personi, i cili është në të njëzetat, kishte një pushkë dhe një pistoletë. Shefi i Policisë së Aurorës, Daniel Oates tha në një konferencë për shtyp se vetëm një person ishte i përfshirë në ngjarje, ndryshe nga njoftimet e para ku thuhej se ai mund të ketë patur një bashkëpunëtor.Sipas shefit të policisë, personi i dyshuar u tha hetuesve se kishte eksplozivë të shumtë në banesën e tij. Disa orë pas ngjarjes, rrjetet televizive treguan pamje të policisë duke përdorur vinça në përpjekje për të hyrë në banesë.”I dyshuari i cili është në arrest, bëri deklarata rreth eksplozivëve të shumta që mund të kishte në banesë. Ne kemi evakuuar banorët e pallatit me supozimin e se aty mund të ketë lëndë shpërthyese. Po ashtu edhe në parkimin e pallatit, të cilin e kemi bllokuar dhe kemi sjellë ekipet për kërkim bombash.”Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Barak Obama tha se ai dhe gruaja e tij Michelle janë “të tronditur dhe të pikëlluar” nga ngjarja “e tmerrshme dhe tragjike”. Shtëpia e Bardhë thotë se zoti Obama u informua nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Brennan.Presidenti tha se “autoritetet janë të vendosura për të sjellë para drejtësisë cilindo që është përgjegjës “, dhe po kujdesen për të plagosurit.Kandidati republikan për presidenci, Mitt Romney, tha se ai dhe gruaja e tij Ann janë “thellësisht të pikëlluar” nga ngjarja, të cilën ai e quajti “dhunë e pakuptimtë”, transmeton “Zëri i Amerikës”.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











