“Baba Uslender” me emision të vetin televiziv
“Me Granit Dervishajn kemi gjetur personin ideal, i cili u flet nga shpirti të rinjve ballkanikë”, thonë në televizionin "Joiz"
Reperi shqiptar nga Lucerni, Granit Dervishaj me emrin artistik “Baba Uslender”, i quajtur nge mediet zvicerane si “fenomen i YouTube”, nga shtatori do të bëhet edhe moderator televiziv. Televizioni për të rinj “Joiz” është marrë vesh me talentin kosovar që ai ta udhëheqë emisionin ku do të votohen dhe vlerësohen këngë nga muzika ballkanike.
“Baba Uslender” ka tërhqur vëmendjen e opinionit të këtushëm të muzikës së popullarizuar me suksesin e tij shumë të shpejtë; videot e tij me muzikë rap kanë arritur fare lehtë kuotën prej gjysmë milioni shikuesve.
“Me kohë kam dëshiruar që të kem një emision timin”, thotë Baba për mediet zvicerane. “Pikërisht një emision i tillë i ka munguar Zvicrës. Për këtë arsye menjëherë kam pranuar ofertën”.
Nga ana tjetër, shefja e televizionit Joiz, Elif Erisik thotë se prej kohësh kishin planifikuar një emision me muzikë nga Ballkani. Fundja, shumë të rinj, shikues të këtij transmetuesi kanë prejardhje të huaj. “Me Baba Uslenderin kemi gjetur personin ideal, i cili u flet nga shpirti të rinjve ballkanikë”, thotë ajo.
Emisioni do të emetohet një herë në javë, çdo të premte, nga 7 shtatori, me fillim në orën 17.30. Graniti do ta drejtojë atë bashkë me moderatoren e tashme, Gülsha.
Aktualisht ende nuk është rrumbullakësuar koncepti i emisionit, por është e sigurt se aty do të emetohen dhe pastaj votohen nga shikuesit, këngë të ndryshme nga Ballkani.
“Veç kësaj, ne kishim nevojë për një tip që nganjëherë edhe e polarizon opinionin” thotë Erisik dhe me raperin tashmë të njohur, është gjetur njeriu perfekt për ta bërë këtë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern











